Lidhu me ne

Mix

“Dior” e vetmja kompani që nuk braktisi Johnny Depp, rriten shitjet e parfumit që reklamon aktori

"Dior" e vetmja kompani që nuk braktisi Johnny Depp, rriten

Johnny Depp prej 8 ditësh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të padisë që ai i ka bërë ish-gruas së tij, Amber Heard, të cilën e akuzonë për shpifje. Kjo e fundit pretendon se Depp e ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht.

Mirëpo, gjatë këtyre ditëve shumë dëshmi dhe detaje të reja po dalin në dritë dhe duket se Amber Heard është dhunuesja dhe abuzuesja e Johnny Depp, megjithatë detaje po ashtu të rënda kanë dalë edhe për Johnny Depp, privatësia e të cilit duket se tashmë po serviret plotësisht në gjyq.

"Dior" e vetmja kompani që nuk braktisi Johnny Depp, rriten

Kur Amber Heard shkroi esenë e saj në “Washington Post”, Johnny Depp u pushua nga çdo projekt filmik. Dior ishte kompania e vetme që vijoi të bashkëpunonte me aktorin.

‘The Independent’ shkruan se “Dior ka qenë i zgjuar. Në një kohë kur shumë të famshëm bërtasin “anuloni kulturën!” sa herë që kritikohen ose thirren të japin llogari për komentet ose sjelljen e tyre, ekipi i Dior duket se e pranon se polemika mund të nxisë shitjet.”

Dior jo vetëm ruajtën bashkëpunimin me Depp-in por publikuan edhe reklama të reja. A u anulua Dior? A u tërhoq Sauvage nga tregu? Jo. Shitjet e parfumit  u rritën. Sidomos gjatë kësaj periudhe që gjyqi transmetohet çdo ditë në “Court Tv”.

Hashtag-u #JusticeforJohnny, që ka qenë aktiv që kur Heard pretendoi se ishte sulmuar fizikisht dhe seksualisht nga Depp, tregoi forcën e ndjenjave të fansave. Ata falënderuan Dior për besnikërinë e markës ndaj Depp. Madje është bërë virale në rrjetet sociale që shumë fansat të aktorit blejnë parfumin në shenjë mbështetje për Johnny Depp.

Në sallën e gjyqit, Depp ka mbështetur mbështetjen e fansave të tij, duke thënë: “Qëllimi im është e vërteta, sepse më vrau që të gjithë këta njerëz që kisha takuar ndër vite… se këta njerëz do të mendonin se unë isha një mashtrues”.

Depp u takua me Heardin gjatë xhirmeve në “The Rum Diaries”, një adaptim i një romani nga Hunter S Thompson.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook