Lidhu me ne

Mix

Johnny Depp është në një lidhje të re me modelen 28-vjeçare

Johnny Depp është në një lidhje të re me modelenFOTO: ANTHONY HARVEY/SHUTTERSTOCK

Johnny Depp po përjeton një romancë të re në jetën e tij me një modele ruse, 33 vite më e vogël se aktori. 61-vjeçari e ka njohur shumë rastësisht modelen ruse Yulia Vlasova, e cila është 28 vjeçe.

Burime pranë Page Six thonë se ata janë parë shumë shpesh bashkë kohët e fundit dhe janë duke shijuar shumë raportin mes tyre.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” dhe bukuroshja bionde thuhet se u takuan në Pragë, ku modelja jeton prej disa vitesh, ndërsa ajo ka dhe një studio make up-i dhe flokësh. Por, Yulia është në udhëtime të vazhdueshme mes Pragës dhe Mbretërisë së Bashkuar, aty ku aktualisht jeton edhe aktori i famshëm.

Fotot e fundit janë kapur nga Daily Mail dhe në to duket çifti në aeroportin e Londrës.Johnny Depp është në një lidhje të re me modelenFOTO: DAILY MAIL

Të veshur shumë thjesht, Depp me xhinse sportive dhe me një pulovër të lidhur rreth belit, atlete të kuqe dhe syze dielli blu. Ai mbante kitarën e tij në njërën dorë, ndërsa Vlasova kishte veshur një bluzë të zezë të shkurtër me pantallona sportive, atlete të bardha, një varëse dhe një çantë të zezë.

Ajo dhe Depp u panë bashkë për herë të parë në koncertin e mikut të tij të ndjerë, Jeff Beck në Pragë në korrik të vitit 2022. Edhe pse modelja nuk ka folur akoma zyrtarisht për marrëdhënien e tyre, ajo ka kërkuar që mediat të respektojnë privatësinë e tyre.Johnny Depp është në një lidhje të re me modelenFOTO: IM__IULIIA/INSTAGRAM

Pasi lajmet për romancën e tyre qarkulluan në media, Yulia ka reaguar në Instagram pak ditë më parë duke u shprehur se: “Miq, ju kërkoj të përmbaheni nga dhënia e çdo interviste për gazetarët në lidhje me mua dhe jetën time personale. Do e vlerësoja mirëkuptimin dhe respektin juaj për privatësinë time.”

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix14 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix15 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix15 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix15 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix16 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix16 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix16 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix16 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix16 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook