Lidhu me ne

Radar

Trump nuk do të kthehet në Twitter edhe pas blerjes së rrjetit social nga Musk


Presidenti i 45-të i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka ndërmend të kthehet në Twitter, edhe pas blerjes së platformës nga themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.

Trump i tha Fox News se në vend të kësaj do të rikthehet në mediat sociale në Truth Social, platformën e tij, në ditët në vijim.

“Unë nuk do të kthehem në Twitter, do të qëndroj në Truth Social.” – i tha Trump rrjetit kabllor të hënën.

“Shpresoj që Elon ta përmirësojë Twitter-in sepse ai është një njeri i mirë, por unë do të qëndroj te Truth. Përfundimi është se nuk do të kthehem në Twitter.” – shtoi ish-presidenti amerikan.

Platforma e Trump u përuruar në shkurt, por ai ende nuk është paraqitur atje. Ai i tha Fox se planifikon të shkojë aty gjatë javës së ardhshme.

Manjati i pasurive të paluajtshme, i kthyer në president republikan, përdori në mënyrë të famshme praninë e tij në mediat sociale për të anashkaluar mediat e trashëguara në fushatën e 2016-ës, duke mposhtur fillimisht rivalët republikanë e më pas demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet e përgjithshme.

Ai vazhdoi të përdorte llogarinë e tij personale në Twitter pas marrjes së detyrës. Megjithatë, pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, Twitter ‘pezulloi përgjithmonë’ Trumpin, duke thënë se disa njerëz mund t’i interpretojnë postimet e tij në Twitter si nxitje të dhunës. Facebook, Instagram dhe Snapchat ndoqën shpejt shembullin.

Duke përmendur censurimin e Twitter për faqen satirike ‘Babylon Bee’, Elon Musk bëri një ofertë për të blerë platformën në fillim të këtij muaji. Megjithëse bordi i Twitter fillimisht e kundërshtoi atë ofertë dhe u përpoq të fuste një dispozitë për ta bllokuar, të hënën ata thanë se do të pranonin ofertën e tij për një blerje prej 44 miliardë dollarësh.

“Fjala e lirë është baza e një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi dixhital i qytetit ku debatohen çështjet jetike për të ardhmen e njerëzimit.” – tha Musk në një deklaratë duke njoftuar blerjen. Rivendosja e llogarive të censuruara mbi baza politike ndër vite, përfshirë atë të Trump, është ndër kërkesat kryesore që Musk po merr tani në Twitter.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix17 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix17 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix17 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix17 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix17 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook