Lidhu me ne

Kryesore

Përralla e presidentit të të gjithë shqiptarëve

Aktiviteti/ Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla në shoqëri të njëri-tjetrit  (FOTO) – BoldNews.al

Gjatë diskutimit në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësuesi i opozitës, Enkelejd Alibeaj, ndër të tjera u shpreh se kërkesa e kësaj të fundit, është që të zgjidhet një president i ri i Republikës që “të mos jetë as i Juaji, as Yni, por i të gjithë shqiptarëve”.

Z. Alibeaj vazhdoi më pas duke cilësuar disa kritere si p.sh të jetë një figurë që të përfaqësojë vlerat më të mira të kësaj shqoërie, antikomunist, që të ketë treguar se nuk tundohet nga pushteti, ta lejojë dekriminalizimi. Pra të jetë një njeri shembullor.

Tani, një president i të gjithë shqiptarëve, por jo i politikës, tingëllon si një formulë kontradiktore. Pasi nëse shqiptarët, ose një pjesë e tyre kanë votuar që z. Alibeaj të jetë aty ku është, llogjikisht kanë pranuar që ai me të tjerë si ai të zgjedhin edhe një president që është si ata. Me këtë Kushtetuta kërkon apo kufizon kompetencat e Presidenti, ia dikton atij mënyrën si e ushtron pushtetin në funksion të logjikës së balancimit dhe kontrollit dhe nuk pretendon që të bëjë edukatë morale.

Simbolika që I mvishet një presidenti, cilësimet honorifike të tij si figurë nuk relatohen me një biografi të mirë, por me kërkesa të qarta rregulluese që detyrojnë daljen mbi palët përmes të drejtave që merr.

Politika po luan këtu teatër të shëmtuar dhe nëse z. Aliebaj e beson vërtet atë që thotë ky është një problem më vete. Cilado qoftë figura që do të zgjidhet, qoftë edhe një shenjt apo një I lumturuar në të gjallë, një President nuk është aty që të magjepsë miletin me mirësinë e tij, as për të yshtyr popullin nga marrëzitë e politikës, as edhe për të marrë syrin e keq.

Presidenti është aty si një figurë dhe pushtet që kondenson në zgjidhje kushtetuese tensionin politik dhe procesin ligjvënës. Në këtë kuadër kërkesa për një president që vjen nga politika këtë kuptim dhe arsye ka: duhet ta njohës politikën, funksionimin e saj, të dish ta lexosh atë në mënyrë që të vendosësh sa më mirë.

Këmbëngulja për një figurë të higjenizuar dhe “ndryshe” është prova se politika e di se pavarësisht se ekziston brenda sistemit kushtetues, nuk di si ta shesë si të besueshme një figurë nga radhët e veta. Nuk di sesi ta përputhë me kërkesat kushtetuese dhe legjendimin e rremë të presidentëve konsensualë, një politikan në krye të shtetit. Ndaj edhe po mëton për të eksploruar gjetiu, jashtë radhëve, për ta amortizuar kontaminin që përfaqëson.

Përpjekja është e kotë dhe fiktive: cila figurë është e aftë të katapultohet në skenën politike dhe të mund të funksionalizohet në diskutimin e tanishëm, duke qenë edhe efektive? Cili profil, cili identikit do të mund të ushtronte detyrën në ngushticat e politikës shqiptare? Askush, ose pakkush.

Vetë përzgjedhja e politikës, pikasja e figurave të tilla, me metrin me të cilin politika po sillet, përbën aktin e parë të konstatimit të “njëanshmërisë” dhe çdo konsensus eventual është asgjë më shumë se premiera e një shfaqjeje të parë e stëparë. Ndaj është e udhës që zgjedhja të jetë nga radhët e politikës, e një figure që e njeh atë, që ka përvojë administrative, legjislative dhe institucionale.

Nuk po pret kush ndonjë gjë të madhe nga Presidenti; fundja shumica kaloi çdo gjë që deshi pavarësisht se kishte presidentin kundër. Por të paktën, le të jetë aty dikush që nuk i gëzohet salltaneteve të protokollit, siç ka ndodhur me njerëz të caktuar në të shkuarën. Presidenti nuk është i të gjithë shqiptarëve, sikundër deputetët nuk e kanë mandatin nga populli, siç shkruhet. Nuk do ishte i tillë edhe sikur të zgjidhej nga Populli që vepron si raketë e guiduar në mjaft raste. Kaq e dinë të gjithë tashmë.

/ Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook