Lidhu me ne

Temporal

Nga Ilir Ikonomi/ Dokumentari amerikan që zemëroi mbretin Ahmet Zogu

Në gusht 1936 në të gjithë Amerikën u shfaq episodi me titull “Albania!” i serialit të dokumentarëve The March of Time (Marshi i Kohës).

Një kameraman amerikan kishte qenë në Shqipëri dhe kishte arritur të bindte Zogun të filmohej duke ecur me adjutantët dhe me nipin e tij Tati në territorin e pallatit, aty ku sot është Akademia e Shkencave.

Por e gjithë kjo dukej se ishte një kurth për mbretin, i cili ishte ende beqar.

“Edhe një bari në malet e Shqipërisë nuk është më i vetmuar se sa mbreti shqiptar”, thotë folësi në dokumentar.

“Kur turistë të rastit vijnë nga Durrësi në një hotel të Tiranës, Mbreti Zog ndonjëherë kërkon të takohet me ta për të biseduar rreth botës jashtë Shqipërisë. Dihet se, në netët e tij të vetmuara, mbreti shqiptar vëzhgon tinëz me dylbi hotelin nga pallati”.

Në dokumentar shfaqet pastaj një dhomë e hotelit, ku katër tregtarë amerikanë që pijnë duhan luajnë me letra, ndërkohë që vëzhgohen me dylbi nga Zogu. Papritur bie zilja e telefonit dhe njëri nga tregtarët ngre receptorin. Pason ky dialog i sajuar që luhet nga aktorë:

-Alo!

-Më falni, çfarë po luani, brixh apo poker? – pyet zëri nga ana tjetër e linjës.

-Poker, – përgjigjet tregtari i habitur.

-Atë po mendoja edhe unë, – thotë zëri.

-Po kush jeni ju? – pyet tregtari.

-Jam Mbreti Zog. Kam shumë dëshirë të vij aty dhe të luaj.

-Natyrisht, Madhëri.

-Atëherë, po vij menjëherë.

-E morët vesh? – u thotë tregtari shokëve pasi mbyll telefonin. Ishte Mbreti i Shqipërisë. Është nisur për të ardhur këtu.

Të gjithë shikojnë njëri-tjetrin me habi.

Zogu u ndje i fyer. Ministri i Jashtëm, Fuad Asllani, thirri të ngarkuarin amerikan me punë në Tiranë, Riggs, të cilit i protestoi dhe e pyeti nëse qeveria amerikane mund t’i ndiqte penalisht producentët.

Riggs u përgjigj se, në qoftë se qeveria shqiptare dëshironte ta ndiqte çështjen në rrugë ligjore, ajo mund të kërkonte mendimin e një avokati në SHBA.

Më vonë, legata amerikane në Tiranë shprehu keqardhje për incidentin dhe çështja u mbyll.

E megjithatë, jo të gjithë në Amerikë mendonin se episodi ishte një fyerje ndaj mbretit. Përkundrazi, e gjitha kjo mund të shihej si një shaka e bukur dhe reklamë falas për mbretërinë e vogël.

https://www.facebook.com/ilir.ikonomi/videos/549245356800150

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook