Lidhu me ne

Temporal

Reformat e tanzimatit, reformat që sollën çarjen përfundimtare të shqiptarëve me Perandorinë Osmane

Nga Dr. HASAN BELLO

Në literaturën historiografike shek.XIX-të është konsideruar si periudha më interesante për sa i përket ndryshimeve të brendshme të Perandorisë Osmane, pjesë e së cilës ishin edhe shqiptarët deri në vitin 1912. Kjo shënon dhe fazën përfundimtare të sundimit osman në vendin tonë dhe të gjithë Ballkanin.


Në fillim të shek.XIX-të presioni i Fuqive të Mëdha nga njëra anë dhe, nga ana tjetër nevoja e vetë shtetit osman për t`iu përshtatur zhvilimeve të kohës, i detyroi drejtuesit e tij të hartonin një sërë reformash, që në histori kanë hyrë me emrin Reformat e Tanzimatit. Si fillim i reformave tanzimatiste konsiderohet likuidimi i korpusit të jeniçerëve në vitin 1826 nga sulltan Mahmudi II. Ato vijuan me shfuqizimin e feudalëve separatistë në vitet 1821-1831, ku bënin pjesë pashallëqet shqiptare të Ali Pashë Tepelenës, Mustafa Pashë Bushatlliut dhe familjeve të mëdha shqiptare. Kjo për shkak se drejtuesit e shtetit osman shihnin si pengesë kryesore për zbatimin e këtyre reformave, përveç korpusit të jeniçerëve, popujt e krishterë të Ballkanit, e sidomos pashallëqet që drejtoheshin nga krerët myslimanë të popullsive jo-turke.

Dekreti i Gjylhanesë i vitit 1839 shënon zyrtarisht fillimin e reformave tanzimatiste. Në thelb, ato synonin krijimin e një sistemi të centralizuar burokratik dhe modernizimin e perandorisë sipas modelit europian. Barazia e nënshtetasve përpara ligjit, pavarësisht preardhjes fetare dhe etnike, ishte një risi tjetër. Mirëpo aplikimi i tyre hasi në vështirësi serioze. Nuk munguan personalitete të njohur si Klemens von Metternich, kancelar i Austrisë, që i tërhoqi vëmendjen sulltanit se, reforma të tilla nuk ishin të vlefshme për shtetet multietnike.

Por pakënaqësia më e madhe erdhi drejtuesit lokalë për shkak se, centralizimi nuk i lejonte të gjenin hapësirë për të realizuar aspiratat e tyre autonomiste. Ajo që i acaroi shqiptarët ishte shërbimi i detyrueshëm ushtarak (nizami), i cili më përpara nuk ekzistonte, sistemi fiskal i cili linte shteg për abuzime dhe mbi të gjitha zëvendësimi i drejtuesve shqiptarë me burokratë të ardhur nga qendra, të cilët nuk e njihnin psikologjinë dhe traditat e popullit shqiptar. Kjo do të shënoi çarjen përfundimtare të shqiptarëve me shtetin osman. Në të gjithë vendin shpërthyen kryengritje.

Konkluzionet e mësipërme konfirmohen dhe nga personalitetet më të njohur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kështu, Pashko Vasa, i cili mbante funksione të rëndësishme në perandorinë osmane deri sa vdiq dhe që fillimisht kishte shprehur një farë entuzizmi ndaj Reformave të Tanzimatit në librin “Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut” (1865), në librin tjetër “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” (1879) ai bën një krahasim mes periudhës para dhe pas Tanzimatit. Ai flet me ashpërsi kundër këtyre reformave, të cilat i sollën asfiksinë popullit shqiptar. Sipas tij, me zbatimin e tyre, shqiptarët e humbën besimin tek zyrtarët e dërguar nga Stambolli për të qeverisur. Kjo vinte për shkak të asaj që theksuam më sipër, sepse, ata nuk u përshtateshin as historisë, as zakoneve, as aspiratave të tyre. Pashko Vasa e konsideron periudhën para Tanzimatit si një kohë të begatë dhe të vetqeverisjes së shqiptarëve, ku ata trajtoheshin nga Stambolli si aleatë dhe jo si të nënshtruar.

Këtij mendimi i përmbahet dhe Sami Frashëri në traktatin e tij politik mbi kombin shqiptar. Me zbatimin e Tanzimatit, thekson Samiu, shqiptarët hynë në robëri, madje në një robëri më të thellë se grekët dhe bullgarët, që ndodheshin ende në Perandorinë osmane. Edhe Faik Konica thekson të njëjtën gjë. Periudhën e “oxhakësisë” (familjeve të mëdha, pashallëqeve), ai vlerëson si një periudhë të ndritur për historinë e Shqipërisë, kur ajo nuk sundohej nga pushteti qendror osman, por ishte, “sundimërisht pothuaj më vete”. Me likuidimin e këtyre familjeve, Shqipëria-,thekson ai,-hyri në kthetrat e administratës parazitare osmane dhe qeverisej ashtu siç ishte katandisur në fillim të shek.XX nga “anadollakë” dhe “harbutë”, të cilët duke rrjepur vendin me taksa, me paga, me bakshishe e kishin degraduar bujqësinë dhe paralizuar tregtinë. Këto pikëpamje Faik Konica i shkruan në vitin 1902, kur raportet shqiptaro-osmane po shkonin drejt fundit.

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar2 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore2 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix2 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix2 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar2 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix2 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix2 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix2 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook