Lidhu me ne

Mix

Pesë fakte që duhet të dini mbi Perandorinë Osmane

Pesë gjëra që duhet të dini mbi Perandorinë Osmane

Për shekuj me radhë perandoritë kanë qenë forma dominuese e organizimit politik. Në Perëndim shumë njerëz kanë njohuri mbi perandoritë britanike, franceze dhe gjermane, por dhe mbi perandoritë e Spanjës dhe Portugalisë. Për të mos përmendur romakët apo grekët. Por një perandori që nuk harrohet ndonjëherë, është ajo osmane. Ja çfarë duhet të dini mbi të, në kuadër të 100-vjetorit të fundit të saj më 1 nëntor 1922.

1. Sa ishte madhësia e saj dhe për sa kohë ekzistoi?

Perandoria Osmane ekzistoi për thuajse 600 vjet, nga fillimi i viteve 1300 deri në vitet e para pas Luftës së Parë Botërore. Fjala ‘osmane’ rrjedh nga versioni arab i ‘osman’, emri i sundimtarit të tij të parë. Perandoria kishte një fillim modest si një principatë provinciale në Anadoll (tani pjesë e Turqisë).

Ajo që e transformoi atë në një forcë në rritje dhe të konsiderueshme në politikën botërore, ishte zgjerimi gradual në tokat e perandorisë Bizantine në rënie. Ky proces përfundoi në vitin 1453 me pushtimin e Kostandinopojës, kryeqytetit të Perandorisë Bizantine. Konstandinopoja u riemërua Stamboll dhe u bë selia e një perandorie të re në zhvillim të vrullshëm.

Në shekullin XV-të qyteti u bë një qendër e gjallë e tregtisë dhe inovacionit arkitektonik. Më tej pasoi një periudhë e zgjerimit të vazhdueshëm, dhe perandoria u shtri në disa pjesë të Lindjes së Mesme përgjatë Detit të Kuq, Afrikës Veriore, Ballkanit dhe Evropës Lindore dhe deri në muret rrethuese të qytetit të Vjenës në Austri.

2. Sa pushtet kishte?

Kulmi i fuqisë së kësaj perandorisë erdhi në shekullin XVI-të me sundimin e Sulejmanit të Madhërishëm, një prej sulltanëve më jetëgjatë të Perandorisë Osmane. Një dëshmi e fuqisë

së perandorisë është fakti se Sulejmani mori në perëndim pseudonimin “I Madhërishëm”. Brenda perandorisë osmane ai njihej si “ligjvënësi”.

Gjatë mbretërimit të tij, perandoria u pajis me një kod të ri ligjor, dhe iu nënshtrua një periudhe rilindjeje kulturore të fuqizuar nga një përzierje e elementeve të krishterë, islamikë dhe arabë. Po ashtu ajo ofroi kalim të sigurt për hebrenjtë sefardikë që i iknin persekutimit fetar në Gadishullin Iberik (Spanjë dhe Portugali).

Nga fillimi i shekullit XVI-të, perandoria osmane ishte një nga komunitetet më të mëdha hebraike. Kostandinopoja, që nuk u riemërua zyrtarisht në Stamboll deri në vitin 1930, u bë një përzierje e vërtetë kulturash. Dhe gjatë gjithë rilindjes, osmanët u bënë partneri më i madh tregtar i Evropës Perëndimore.

3. Cili ishte efekti dhe marrëdhënia e tij me Evropën?

Rrethimi i Vjenës shënoi kulmin e fuqisë së perandorisë osmane, por edhe fillimin e rënies së saj të ngadaltë dhe graduale. Perandoria u bë objekt admirimi në oborret mbretërore evropiane. Jeta e saj kulturore tërhoqi vëmendjen e mendimtarëve dhe artistëve evropiano-perëndimorë.

Organizimi dhe fuqia e saj ushtarake, tërhoqi vëmendjen e teoricienëve dhe politikanëve. Osmanët u bënë një nga subjektet kryesore të lëvizjes estetike dhe shkencore të shekujve XVIII-XIX të njohur si orientalizëm.

Ç’është më e rëndësishmja, Perandoria Osmane ishte pjesërisht një perandori evropiane, pasi ajo shtrihej në territore si Ballkani dhe Evropa Juglindore, që tani i përkasin plotësisht Evropës. Dhe pavarësisht fuqisë së saj në rënie në shekullin e XVIII dhe XIX, popullsitë e krishtera dhe myslimane në të gjithë Ballkanin dhe Mesdheun lindor jetonin përkrah njëra-tjetrës në shoqëri relativisht tolerante.

Gjërat nisën të ndryshojnë nga mesi i shekullit XIX-të për shkak të centralizimit të pushtetit dhe administratës së perandorisë, larg pjesëve të saj të ndryshme dhe të largëta. Nga fillimi i shekullit XX-të, provincat evropiane të perandorisë u bënë vende dhune dhe konfliktesh etniko-fetare. Pika e kthesës ishin Luftërat Ballkanike (1912-1933), të cilat i morën perandorisë disa nga provincat e saj më të pasura në Evropën Juglindore.

4. Cili ishte raporti i saj me botën arabe?

Perandoria Osmane e shtriu kontrollin e saj nëpër pjesë të asaj që sot njihet si bota arabe, nga Kajro në Algjer. Për një kohë të gjatë, kontrolli osman në Lindjen e Mesme ishte minimal. Dhe shqetësimi kryesor kishte të bënte me mbrojtjen e pikave kryesore tregtare dhe qyteteve të shenjta të Islamit.

Pasja e lidhjeve dhe ekonomive të ndërsjella tregtare, bëri që rajone të ndryshme të jetonin të lumtura si një njësi dhe të ruanin besnikërinë ndaj Perandorisë Osmane. Megjithatë, me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, situata nisi të ndryshojë. Forcimi i nacionalizmit arab dhe dinamika e propagandës së luftës nxiti lëvizjet në mbarë botën arabe që kërkuan në mënyrë aktive shkëputjen nga shteti perandorak.

5. Cili qe ndikimi i saj në Turqinë moderne?

Humbja e ushtrisë greke në Anadoll në vitin 1922 përballë forcave nacionaliste turke shënoi rënien de facto të Perandorisë Osmane dhe shfaqjen e një shteti të ri pasardhës, Turqisë moderne. Lufta greko-turke u shndërruar në një frymëzim për lëvizjet antikoloniale pan-islamiste në Lindjen e Mesme dhe Indi.

Por Mustafa Kemal Ataturku, themeluesi dhe udhëheqësi i parë i Republikës së Turqisë, donte të realizonte një shkëputje radikale nga trashëgimia osmane. Ai e zhvendosi kryeqytetin e shtetit të ri nga Stambolli në Ankara, dhe nisi një sërë reformash të shpejta si ndryshimi i alfabetit dhe heqja e kalifatit, pra idesë së një monarkie absolute mbi botën islame.

Pavarësisht shkëputjes radikale me të kaluarën perandorake, debati midis traditës dhe modernizimit vazhdoi që të shoqëronte evolucionin e jetës politike turke. Gjatë dekadave të fundit, Turqia ka qenë dëshmitare e rikthimit të një lëvizjeje politike dhe kulturore që po pozicionohet kundër orientimit perëndimor dhe laik të vendit, dhe që e sheh në mënyrë selektive në të kaluarën osmane si një udhërrëfyes për të tashmen.

Vendimi i qeverisë së Rexhep Taip Erdogan për ta kthyer tempullin e famshëm bizantin, Hagia Sofia përsëri në një xhami në vitin 2020, me gjithë kritikat e shumta ndërkombëtare, ofron një shembull konkret të një ndryshimi ndaj së kaluarës osmane në Turqinë moderne.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix11 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix11 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix11 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore11 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix11 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix11 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook