Lidhu me ne

Mix

10 fakte që nuk i dini për Che Guevarën

Ernesto “Che” Guevara

Emri Ernesto “Che” Guevara nxit ose dashuri ose urrejtje. Emri është sinonim me luftën për liri për disa dhe gjakderdhje për disa të tjerë.

I njohur zakonisht si el Che apo thjesht Che, ai ishte revolucionar marksist argjentinas, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat, dhe teoricien ushtarak; figurë e madhe e Revolucionit kuban, fytyra e tij e stilizuar është simbol global i rebelimit në kulturën popullore.

Che mbetet hero kombëtar në Kubë, ku imazhi i tij është vendosur në kartëmonedhën 3 pezo, ndërsa në shkollë fëmijët e fillojnë çdo mëngjes mësimin duke u zotuar “Ne do të bëhemi si Che”. Në atdhe, Argjentinë, shkolla të larta dhe muzeume mbajnë emrin Che, dhe në vitin 2008 një shtatore 3.7 m prej bronzi u vendos në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Përveç kësaj, Che Guevara është shenjtëruar nga disa bolivianë si Shën Ernesto dhe i luten për ndihmë.

10 fakte që nuk i dini për Che Guevarën

Si diplomat në emër të socializmit kuban, Guevara udhëtoi në vende të ndryshme të botës, përfshi Shqipërinë. Guevara gjithashtu luajti rol qendror në trajnimin e forcave të milicisë të cilat zmbrapsën sulmin amerikan në Gjirin e Derrave më 1961. Përveç kësaj, Guevara ishte shkrimtar. Ai la pas një ditar, së bashku me një autobiografi në lidhje me udhëtimin e tij me motor nëpër Amerikën Latine kur ishte i ri.

Che u vra më 1967 në Bolivi. Forcat boliviane, të mbështetura nga CIA, kapën Guevarën më 8 tetor, ndërsa po luftonin me bandën e tij guerilase në Bolivi, dhe e vranë atë një ditë më vonë. Duart e tij u prenë, si një provë për vdekjen e tij, dhe trupi i tij u varros, në një varr pa emër. Në vitin 1997, eshtrat e Guevarës u gjetën dhe u dërguan në Kubë, ku u rivarrosën në një ceremoni ku mori pjesë dhe Presidenti Fidel Kastro e mijëra kubanez.10 fakte që nuk i dini për Che GuevarënChe dhe Fidel Castro

Revista amerikane Time e ka cilësuar Guevarën si një nga 100 njerëzit më me ndikim të shekullit të 20-të.

Ndërsa fotografia Guevara; “Guerrillero Heroico” e Alberto Kordas, është cituar nga Kolegji i Institutit të Artit në Maryland si fotografia më e famshme në botë.

10 fakte për Che Guevaran:

Che dhe “bluza javore”

Che Guevara, kur ishte i ri kishte nofkën “Chancho” (derr), për shkak të zakonit të tij për të mos u larë, si dhe prej faktit që ai gjithmonë vishte një “bluzë javore”, që do të thotë se e ndërronte bluzën një herë në javë. Përgjatë gjithë jetës së tij (edhe më pas mesa duket) njerëzit kanë komentuar faktin që ai mbante erë të keqe, sigurisht jo përballë tij.

Ernesto “peshkopi”

Ndryshe nga imazhi qe kemi për Guevara-n, kur ishte i ri ai ishte lloji i personit që e quajmë “peshkop”. Ai luante shah dhe madje ka marrë pjesë në disa konkurse lokale. Përveç kohës që kalonte me shokët e tij të shahut ai lexonte poezitë që i donte me pasion të madh. Lëndët e tij të preferuara në shkollë ishin matematika dhe inxhinieria.

10 fakte që nuk i dini për Che Guevarën

Kuban apo jo?

Ndërkohë që Che Guevara mbahet mend më së shumti për aksionin e tij në Kubë, ai në fakt ka lindur në Argjentinë. Fakti interesant është se ka lindur në një familje të pasur dhe kurrë s’është bërë qytetar kuban. Kur ai erdhi në jetë, gjëja e parë që babai i tij tha ishte, “Ajo që vihet re menjëherë është se në gjakun e birit tim rrjedh gjak rebelësh irlandezë”.

Rebel me titullin doktor

Në qershor të vitit 1953 Che Guevara përfundoi studimet në mjekësi dhe u diplomua si doktor Ernesto Guevara. Teksa studionte në mjekësi, ai ishte veçanërisht i interesuar në sëmundjen e lebrozës. Che mund të konsiderohet një rebel me titullin doktor.

Udhëtimi në SHBA

Në vitin 1964 Che udhëtoi drejt SHBA për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ndërkohë që ai dënonte SHBA për politikat veçuese racore ai tha: “Ata që vrasin fëmijët e tyre dhe i diskriminojnë ato çdo ditë për shkak të ngjyrës së lëkurës; ato që i lënë të lirë vrasësit e të zinjve duke i mbrojtur dhe më tej ndëshkojnë popullatën me ngjyrë sepse kërkojnë të drejtën legjitime për të jetuar si njerëz të lirë – si mund ta konsiderojnë vete ata rojtarë të lirisë?”

10 fakte që nuk i dini për Che Guevarën

Pesë fëmijët e Che-së

Ne jemi mësuar ta shohim Guevara-n si revolucionar, pa e imagjinuar si njeri familjar, por në fakt ai ka pasur një fëmijë me gruan e tij të parë, Hilda Gadea. Ai ka pasur një vajzë që lindi në Meksiko Siti më 15 shkurt 1956, si dhe katër fëmijë me gruan e tij të dytë, revolucionaren Aleida March. Në foto është djali i Che-së, Camilo.

Pa duar

Pas ekzekutimit të tij, një doktor ushtarak preu duart e Che-së. Ushtarakët bolivianë e varrosën trupin e tij në një varr pa emër. Duart u ruajtën për t’u dërguar në Buenos Aires për identifikim të shenjave të gishtave, pasi ishin regjistruar në dosjet e policisë argjentinase. Në vitin 1997, eshtrat e Guevarës u gjetën dhe u dërguan në Kubë, ku u rivarrosën në një ceremoni ku mori pjesë dhe Presidenti Fidel Kastro e mijëra kubanez.

Ikonë ironike

10 fakte që nuk i dini për Che Guevarën

Fotot e shumta të fytyrës së tij janë kthyer në imazhet më komerciale të botës, duke u shfaqur në një sërë objektesh, si bluza, postera, tatuazhe. Në mënyrë ironike imazhi i tij ka kontribuar në kulturën e konsumit, të cilën ai thellësisht e përbuzte. Imazhi origjinal që është shumëfishuar gjithandej është shkrepur nga fotografi Alberto Korda.

Shën Ernesto

Guevara mbetet një hero kombëtar i dashur për shumë njerëz në Kubë, ku nxënësit e shkollës çdo mëngjes thonë, “Ne do bëhemi si Che”. Ndërkohë, Guevara është shenjtëruar nga disa fermerë në Bolivi si “Shën Ernesto”, të cilit i luten për ndihmë. Nuk është e nevojshme të thuhet se kisha Katolike nuk e konsideron Guevara-n si shenjt dhe e kundërshton këtë lloj adhurimi ndaj tij.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook