Lidhu me ne

Radar

Cilët janë tradhtarët më të mëdhenj në histori?

Dhjetë tradhtarët më të urryer dhe më të famshëm të të gjitha kohërave, nga ata të historisë së lashtë e deri te spiunët e Luftës së Ftohtë. Anëtarë me tituj të lartë për komplote kundër atdheut, për refuzimin e komunitetit, apo kthim shpine familjes, tradhtarët kanë mbushur gjithmonë faqet e librave të historisë. Më poshtë, po citojmë dhjetë prej më të urryerve të të gjitha kohërave, emri i të cilëve është bërë sinonim i tradhtisë.

Efialte i Trakës (shek. V. p.e.s.). Për Efilate dimë shumë pak, por besohet se ishte një bari me origjinë nga Traka e Greqisë. Faji i tij? Ndihmoi persianët të merrnin krahët e Termopilit në 480 para erës sonë, duke çuar në masakër 300 luftëtarët e famshëm spartanë të Leonidhës I gjatë betejës. Herodoti tregon se Efialte, pas tradhtisë, ia mbathi, duke u vrarë më vonë nga një bashkëqytetar i tiji.

Ugolino della Gherardeska (rreth 1220-1289). Fisnik pizan gibelin, konti Ugolino kaloi në fraksionin kundërshtar të Guelfëve, më vonë u akuzua për favorizimin e qyteteve rivale të Pizës. Si rrjedhojë, u burgos dhe u dënua me vdekje. Në “Komedinë Hyjnore”, Dante Aligeri e ka vendosur në rrethin djallëzor të Antenorës (rezervuar për tradhtarët e atdheut), duke sugjeruar se gjatë burgimit arriti të hante edhe fëmijët e vet.

Malinça (La Malinche) (shek. 16-të). Vajza e një shefi vendas të Meksikës së sotme, Malinçe, pas vdekjes së të atit u shit si skllave, më vonë punoi përkthyese në shërbim të spanjollëve, si dhe dashnorja e udhëheqësit të tyre Hernan Kortes, i cili zbarkoi në Meksikë në 1519. Malinça ndihmoi pushtuesit të nënshtronin qytetërimin aztek, aq sa në Amerikën Latine fjala malinçista do të thotë “i shitur” tek të huajt.

Bruti dhe Kasio (shek. I p.e.s.) Edhe pse Jul Cezari i fali që të dy gjatë luftërave civile, Marko Xhiunio Brutus dhe Gajus Kasio Longinus ishin nxitësit kryesorë të komplotit që çoi në vrasjen e tij në vitin 44 para erës sonë. Më vonë, të mposhtur nga Oktaviani dhe Mark Antoni në betejën e Filipit, që të dy “cezarvrasësit” kryen vetëvrasje në 42 para Krishtit.

Judë Iskarioti (shek. I pas erës sonë). Mbase vendas nga Kerioti (qytet i Judesë), pasi u bashkua me dishepujt e zgjedhur nga Jezusi, ai e “shiti” mësuesin në Sinedrin për 30 dinarë argjendi, duke e sinjalizuar identitetin e tij te rojet me puthjen e famshme. I penduar, pak më vonë, ai u var në një pemë (të llojit Cerci siliquastrum, Pema e Judës, edhe sot vijon të ketë këtë emër).

Mir Jafar (1691-1765). Mir Jafar Ali Khan Bahadur, pasi arriti në oborrin e Bengalit (sot Bangladesh), kaloi në anën e anglezëve, kurse gjatë betejës së Plaseit, në 1757, ata i dhanë titullin “nabob” (qeveritar krahine), duke lehtësuar pushtimin e tyre të Indisë. Pas ulje-ngritjeve, ai vdiq nga pleqëria, i urryer nga bashkatdhetarët.

Benedikt Arnold (1741-1801). Gjenerali karizmatik gjatë Luftës Amerikane për Pavarësi (1775-1783), qe një nga përgjegjësit kryesorë për fitoren e kolonëve kundër britanikëve në Saratoga (në 1777), por në vitet në vijim ai veshi “xhaketën e kuqe”, duke i kthyer shpinën kauzës së pavarësisë. I mbrojtur, por i përbuzur nga zotërinjtë e rinj, arriti të shpëtojë duke ia mbathur në Angli.

Sharl Moris dë Talejrand (1754-1838). Aristokrat francez, i cili mori poste drejtuese politike gjatë Revolucionit dhe regjimit napoleonik, duke e tradhtuar vazhdimisht edhe vetë Napolonin. Mbeti në drejtim edhe pas rënies së këtij të fundit, madje u bë protagonist i kongresit të mëpasshëm të Vjenës (1815), duke përfaqësuar monarkinë burbone.

Vidkun Kuisling (1887-1945). Pasi u bë emblema e bashkëpunëtorit nazist, Vidkun Kuisling, ish-udhëheqës i një formacioni të ekstremit të djathtë norvegjez, në vitin 1940 mbështeti pushtimin gjerman të atdheut dhe u bë kreu i regjimit kukull të vendosur nga Hitleri në Norvegji. I ndjekur penalisht për tradhti të lartë, ai u dënua me vdekje në vitin 1945.

Pesëshja e Kembrixhit (shekulli XX). Akademikë të shkëlqyer të universitetit anglez të Kembrixhit, por tradhtarë të atdheut, duke filluar nga vitet 1930 dhe për pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë, Anthony Blunt, Donald Maclean, Kim Philby, Guy Burgess dhe John Cairncross, qenë spiunë dhe u dhanë informacione top sekrete sovjetikëve, për çudi të gjithë arritën të dilnin të larë. “Goditjet” e tyre qenë ndër operacionet më të suksesshme të spiunazhit rus.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook