Lidhu me ne

Radar

Cilët janë 10 taksapaguesit më të mëdhenj në vend?

Tatime

4 miliardë lekë tatim-fitimi mbledhur gjatë vitit 2020.
10 taksapaguesit më të mëdhenj përbëjnë 16% të të ardhurae të buxhetit
BKT dhe Grupi BALFIN janë dy taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatimi i fitimit në vitin 2020 ishin 28.4 miliardë lekë, ose 230 milionë euro.

Nga lista e 30 taksapaguesve më të mëdhenj në Shqipëri kemi një vlerë tatim fitimi prej 60 milionë Euro po për këtë vit, ose 26% e totalit.

Ndërsa nëse ndalemi të dhjetë kontribuuesit më të mëdhenj, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) qëndron në krye të renditjes pasi edhe për vitin 2019 ka qene taksapaguesi më i madh i tatim fitimit në vend.

Në vend të dytë renditet Grupi BALFIN, i cili ruan po këtë pozicion që kishte edhe një vit më parë me 6.2 milionë Euro tatim fitimi të paguar në 2020. Kompanitë me kontributin më të madh që janë pjesë e Grupit me aksioner biznesmenin Samir Mane janë: Neptun, QTU, TEG, Spar, Green Coast, Mane TCI, Tirana Bank, Kid Zone (Jumbo), etj.

Në vend të tretë ndodhet Grupi Kastrati, me rreth 4.3 milionë taksa të tatim-fitimit të paguara për vitin 2020. Kastrati është një Grup që ka aktivitete ekonomike në fushën e shitje së hidrokarbureve, në tregun e sigurimeve, në sektorin e ndërtimit dhe atë të mirëmbajtjes dhe menaxhimit te infrastrukturës, sikurse edhet edhe rasti i njohur i koncesionit për menaxhimin e seksionit me pagesë në Rrugën e Kombit.

Në listën e tatim-paguesve më të mëdhenj në Shqipëri ndodhen pothuajse te gjitha bankat e nivelit të dytë, duke dëshmuar se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet e orientuar ngushtësisht drejt sektorit të shërbimeve, shumë më tepër se sa në atë të prodhimtarisë.

Po të shohim në Top 10, pra listën e dhjetë biznezeve me kontributet më të larta në pagesën e tatim fitimit, përveç të sipërpërmendurave janë konkretisht sipas radhës: BKT, BALFIN Group, kompanitë e Kastrati Group, OSSH, Raiffeisen, Finman Group, One Telecommunications, kompanitë e sipërmarrësit Luan Leka (Conad, EHË, Qafshtama, IBS etj,) Banka Credins, Alb-Building Group.

Tatim fitimi i të gjitha këtyre subjekteve të marra së bashku është për vitin 2020 mbi 26. 8 milionë euro.

Për ta bërë të qartë krahasimin, kjo vlere do të kishte impaktin e ndërtimit çdo vit në vend të rreth 20 shkollave, ose kopshteve apo çerdheve.

Por duhet patur parasysh se bëhet fjalë vetëm për njërën taksë, pra atë të tatim-fitimit, ndërkohë që taksa të tjera si ato mbi sigurimet shëndetësorë  dhe shoqërore, e rrisin edhe më ipmaktin që kanë sipërmarrjet e vendit në ekonomi.

Formalizimi i tregut dhe deklarimi i rregullt i tatim fitimit garanton një konkurrencë të ndershme dhe më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit. Në këtë drejtim, organet tatimore kanë ende shumë punë për të bërë në Shqipëri.

10 tatimpaguesit me te mëdhenj ne vend

foto galeri

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook