Lidhu me ne

Kryesore

Histeria e OJQ-ve ndaj posterit të Belindit, por qepja e gojës para gishtit të Ramës

Histeria e OJQ-ve ndaj posterit të Belindit, por qepja e gojës para

 Dy gishtat e mesit të Belind Këlliçit, në posterin elektoral ngritën në këmbë shoqata dhe organizata që  qytetarët, për të cilët ata po shqetësohen, nuk e dinin që ekzistonin (faleminderit Belo).

Nga Komisionieri për të drejtën e Informimit, tek Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes madje edhe Urdhri e Punonjësve Social thanë se një pamje e tillë e vendosur rrugëve të Tiranës është e pahijshme për fëmijët dhe është një formë bullizimi. Edhe një ish-myfti reagoi për këtë gjest.

Ndoshta një poster i tillë nuk është fort i pranueshëm për një kandidat politik, por t’i thuash “fuck” korrupsionit, është politikisht korrekte. T’i thuash “fuck” qytetarëve të tu, jo nuk është. Dhe Këlliçi nuk e ka bërë këtë. Rama po!

Në dhjetor të 2019-s, kryeministri i vendit Edi Rama, kur ndezi dritat e pemës në kryeqytet, i rrethuar nga dhjetëra vajza të vogla, përveç qindrave në shesh, ngriti lart gishtin e mesit.

Histeria e OJQ-ve ndaj posterit të Belindit, por qepja e gojës para

“Kemi edhe ca ‘harrupielë’ për të mos prishur syrin e keq”- tha Rama teksa u drejtonte gishtin një grupi protestuesish nga ana tjetër e sheshit Skënderbej. Për shkak të të gjitha rrethanave, veprimi i kryeministrit është më i dënueshëm se ai i Këlliçit, por askush nuk reagoi. Askush nuk publikoi qëndrimet duke shkruar me të kuqe “URGJENTE”. Asnjë media nuk futi fenë dhe shkencën për ta analizuar. Madje veprimi justifikohej sepse grupi i protestuesve prishën momentin e shoë-t të kryeministrit dhe kryebashkiakut.

Dikush duhet t’u thotë OJQ-ve se koha e fushatës nuk është për to, por për kandidatët. Ato janë mjeti që shfrytëzohen për lajmin e radhës dhe lëshohen përsëri për të vazhduar gjumin, deri zgjedhjet ose protestën e radhës.

Reagimi ndaj veprimit të Këlliçit nuk është i gabuar, është një situatë që ka vetëm qasje dhe jo përgjigje të vërtetë/të gabuar, por nëse gjatë gjithë kësaj kohe, këto OJQ nuk panë kurrë një veprim për të ngritur zërin, ka diçka që nuk shkon.

Nga emisionet argëtuese e deri tek kreu i qeverisë, bullizimi, diskriminimi, denigrimi, racizmi komunikohet çdo moment. Vetëm një javë më parë, Rama e quajti Këlliçin pjesë e komunitetit egjiptian për shkak të ngjyrës së tij dhe askush nuk e kritikoi atë.

Por sigurisht gishti i kryeministrit ndryshon nga çdo gisht tjetër dhe mesa duket organizatat joqeveritare janë të parat që e kanë ndjerë ndryshimin!

Zoom.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook