Lidhu me ne

Radar

Olsi Jazexhi: Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë është e mirë, do instalojnë demokracinë!

Gazetari shqiptar Olsi Jazexhi habit me deklaratën e tij për pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se është diçka e mirë.

Në emisionnin “Të Paekspozuarit”, Jazexhi ka ndërhyrë me një lidhje direkte duke shprehur mendimin e tij krejt të kundërt me panelistë e tjerë.

Sipas Jazexhi, Putin kërkon të instalojë demokracinë në Ukrainë dhe ndërhyrja e tij është një gjë e mirë.

Disa pjesë nga biseda në studio:

Olsi Jazexhi: Rusisë po i mbylle tubacionin e gazit e shkatërron ekonomikisht. Amerikanët sillen në Kiev, sikur sillen me ju në Shqipëri, që kanë instaluar regjimin e Edi Ramës, që është i korruptuar dhe ambasadorja aty bën çfarë të dojë.

Popullata e Ukrainës është 70% e krishterë ortodokse dhe në çdo tre ukrainas, njëri është rus, ata kanë sjellë president një çifut.

Rusia sic thotë edhe Vladimir Putin, po bën atë që bëri NATO në Jugosllavi. Është teori e të drejtës për tu mbrojtur, që e zhvilluan Amerikanët. Amerikanët kanë djegur të gjithë Lindjen e Mesme. Ndërhyrja e rusëve nuk është ndonjë gjë aq tragjike.

Amerikanët kanë bërë krime monstruoze në Lindjen e Mesme por nuk jan denoncuar siç po denoncohet Rusia.

Ndërhyrja ruse është shumë kirurgjike. Arsyeja pse nuk po përparojnë është sepse po evitojnë civilët. Qëllimi është të përmbysin regjimin Sorosist dhe Bidenist.

Ylli Rakipi: Ju e dënoni këtë agresion të Rusisë, ku po vriten njerëz dhe po shpërngulen?

Olsi Jazexhi: Për mua ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë është diçka e mirë, pasi më në fund rusët po i tregojnë amerikanëve që ata nuk sillen dot me botën, nuk përmbysin dot regjime si në Irak dhe Libi. Rusët kanë interesa gjeostrategjike dhe kombëtare në Ukrainë.

Në 2014 amerikanët bënë grusht shteti dhe rrëzuan presidentin demokratikisht të zgjedhur, Janukoviç. Rusët duan të ri-instalojnë demokracinë.

Ylli Rakipi: Përse nuk ka të drejtë një vend sovran si Ukraina, të anëtrësohet në NATO dhe në cilën organizatë që ajo do?

Olsi Jazexhi: Qeveria ruse, përpara se Ukraina të futet me pahir në NATO dhe duhet ta dimë se misioni I NATOS-s është shkatërrimi i Rusisë. Parpara se Ukraina të vendosë cfarë do vetë, në vend duhet të instalohet demokracia. Amerikanët kanë instaluar një regjim kukull, siç është regjimi i Edi Ramës në Tiranë. Ambasada aty bën çfarë do. Janë vrarë dhe deportuar njerëz.

Rusia kërkon që në Ukrainë të instalohet demokracia!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet9 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix9 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar10 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar10 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook