Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Sistemi TIMS u sulmua nga hakera qeveritarë për të zhdukur lidhjet e deputetëve me krimin

Berisha: Sistemi TIMS u sulmua nga hakera qeveritarë për të

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se sulmi kibernetik i 15 korrikut u bë nga hakera qeveritarë me qëllim zhdukjen e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit.

“Natyrisht, sistemi TIMS, sipas burimeve serioze, është sulmuar nga hakera qeveritarë, me qëllim për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve, deputetëve, me grupet kriminale dhe trafikantët, udhëtimet e tyre të përbashkëta, të cilat janë një provë e pakontestueshme e bashkëpunimit të krimit me politikën. Kurse, nxjerrja e të dhënave të kartotekës, përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz, tërësisht në duart e krimit”, tha Berisha.

Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ngriti alarmin se hakerat iranianë kanë publikuar informacionin e sistemit MEMEX duke theksuar se është vënë në pikëpyetje siguria e vendit.

Berisha tha se kjo dëshmon se gjithçka në këtë vend është në duart e krimit dhe se ndodhemi para një situate të rrezikshme. Ai tha se hakerat kanë bërë publikë emrat e 105 mijë shqiptarëve të dyshuar dhe të hetuar për vepra të ndryshme kriminale.

“Siç kisha denoncuar para jush, vendosjen nën kontroll të plotë nga krimi shtetëror i të gjitha të dhënave të këtij vendi, me gjithë mohimet e papërgjegjshme të kreut të këtij shteti që funksionon si një shtet i mafies, njoftimi i mëparshëm rezulton 100% i vërtetë. Sot nga sistemi MEMEX që përbën kartotekën e punës 30 vjeçare të policisë së Shtetit janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet.

Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata të cilët janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale.
Ky është një moment jashtëzakonisht të rrezikshëm për vendin, një moment që dëshmon se cdo gjë në këtë shtet të mafies ndodhet në duart e krimit”, deklaroi Berisha.

MË TEPËR

Kryesore47 minuta më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix51 minuta më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi14 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi14 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix14 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix14 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske15 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook