Lidhu me ne

Radar

Rama jep për herë të tretë lajmin e mirë të njohjes së pensioneve me Italinë

Në dhjetor të vitit 2021, kryministri Edi Rama njoftoi me pompozitet arritjen e marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë. Zoti Rama zgjodhi profilin e tij në facebook për të dhënë lajmin e madh.

“LAJM I MIRË për shqiptarët në Itali. Në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik,” njoftoi kryeministri në 27 dhjetor 2021.

Por marrëveshja nuk u bë. Shtatë muaj më vonë në korrik të vitit të kaluar, kryeministri e dha për herë të dytë lajmin e njohjes së pensioneve, sërish me të njëjtin stil.

“LAJM I MIRË. Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, shkroi kryeministri në postimin e tij të datës 26 korrik 2022.

Lajmet e mira të kryeministrit për njohjen e pensioneve me Italinë pasonin njëri tjetrin, por marrëveshja nuk dukej gjëkundi. Italianët thonë se nuk ka dy pa tre. Sot kryeministri e dha sërish lajmin e mirë.

“”Marrëveshja për pensionet drejt përfundimit. Shqiptarët e Italisë, mund ta gëzojnë shumë shpejt këtë të drejtë”, tha Rama.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse marrëveshja është arritur vërtetë dhe se shqiptarët e emigruar në Itali do të arrijnë më në fund të marrin një të drejtë që u mohohet prej vitesh, atë të njohjes së kontributeve. Por nëse cështja do të shtyhet akoma, ka shumë rrezik që kryeministri ta japë lajmin e mirë të pensioneve edhe më shumë herë se sa dha atë të hapjes së negoiatave me BE-në.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook