Lidhu me ne

Kryesore

Rama përmend kontratën e lobimit të PD: Luli thoshte 7×7= 42, tani doli dhe bufi me 7×7= 6 milionë!

Rama ironi me kontratën e lobimit të PD: Luli thoshte 7×7= 42,

Kryeministri Edi Rama e ka atakuar Partinë Demokratike gjatë një takimi elektoral në Roskovec, duke ironizuar kontratën e tyre të lobimit në SHBA, e cila kap vlerën e 6 milionë dollarëve.

Sipas Ramës nga 7×7= 42 i ish-kryedemokratit Lulzim Basha kemi kaluar te 7×7= 6 milionë e Sali Berishës, të cilin e etiketoi sërish si Bufi i kënetës.

“Ne trashëguam më shumë se 700 milionë euro borxh dhe sot nuk kemi asnjë borxh ndaj asnjë kompanie dhe e kemi ulur borxhin. 25 për qind kredi të këqija është drita e kuqe e alarmit. Piramidat e Sudes dhe të Xhaferrit do të ishin përsëritur sërish sot nëse në 2023 me votë shqiptarët nuk do të kishin vendosur që të na jepnin ne besimin. Luli thoshte 7×7 42, tani doli dhe bufi 7×7 6 milionë”, tha kreu i qeverisë.

Rama nga Roskoveci komentoi edhe sondazhet, duke thënë se Partia Socialiste fiton më 11 Maj, pasi shumica e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.

Më tej nuk e shmangu një batutë për burrat e kësaj zone. “Roskoveci është burrë”, sipas shefit të qeverisë, “por ajo që e nxori në dritë është një grua”, duke iu referuar këtu kryebashkiakes prej disa mandatesh, Majlinda Bufi.

“Kur erdha në Fier, më thanë sa shumë ka ndryshuar, duke marrë parasysh se si ishte braktisur. Kjo është një përvojë tjetër, nuk kam si ta fsheh. E di që me disa lloje burrash jam futur në konflikte këto kohë. Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë Roskovecin kështu është grua. Se kur ishte burrë në dorë të burrave ju e dini si ishte Roskoveci, copë-copë”, tha Rama.

MË TEPËR

Radar3 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix3 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix3 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix3 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix3 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix3 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix3 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix3 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix3 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix3 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook