Lidhu me ne

Radar

Ervin Salianji: OFL vendosi gjoba për grupet kriminale që t’i përdorë për fushatë

Pas incidentit/ Salianji i drejtohet Braçes: Mos bëj si e shenjta Mari, në  përgjimet e Taçit del zv. kryeministri dhe ministrja e… S'e kuptoj pse  prekesh kur nuk përmenda emra – Balkanweb.com –

Deputeti demokrat Ervin Salianji thirri në Kuvend një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, në lidhje me nismat e qeverisë për të goditur krimin duke përmendur këtu Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Salianjit, ato nuk kanë dhënë rezultat në luftën kundër krimit dhe janë përdorur me qëllim për të vendosur gjoba kundër grupeve kriminale dhe për t’i përdorur ato në fushatën elektorale të Partisë Socialiste para zgjedhjeve 25 prillit.

Salianji u shpreh se procesi i Operacionit Forca e Ligjit shërbeu për të luftuar vetëm në letra pasuritë e grupeve kriminale, ndërkohë që pas zgjedhjeve, kjo strukturë ra në heshtje.

“Propagandimi mediatik dhe daljet e shpeshta para zgjedhjeve të 25 prillit pasuan me një vakum pas zgjedhjeve. Kryeministri e cilësonte procesin e pastrimit të Policisë së Shtetit një domosdoshmëri.

Kryeministri Edi Rama më pas, teksa fliste para Policisë së Shtetit, u shpreh se përfaqësues të FBI do vijnë në vendin tonë për të ndihmuar luftën kundër krimit. Nëse ndjekim logjikën e Ramës, ka dështuar procesi i vetingut në polici dhe prandaj ka marrë dhenë krimi në të gjithë vendin.

Ndërkohë për OFL, Edi Rama trumbetonte se duhet t’ia bëjmë të parehatshëm qëndrimin atyre që shkelin ligjin. Sipas tij, në kohë ekstreme kërkoheshin masa ekstreme. Po a ka qenë kjo nismë për të pastruar me letra pasuritë e grupeve kriminale?”, tha Salianji.

Ai deklaroi se Shqipëria renditet në listën gri të pastrimit të parave ndërsa shtroi pyetjen nëse ka pasur si subjekt OFL ish deputetë apo ish ministra që janë favorizuar duke u selektuar gjatë procesit të hetimit. Salianji kërkoi informacion se sa subjekte të OFL janë referuar në SPAK dhe sa prej tyre nuk janë referuar.

“Pse Shqipëria renditet në listën gri të pastrimit të parave? Cilat para pastrohen nëse nuk janë paratë e grupeve kriminale. Kam kërkuar me shkresë në ministri për të ditur sa janë numri i subjekteve të OFL që janë referuar në SPAK dhe atyre që ende nuk janë referuar. Që të dimë nëse ka selektime dhe nëse kemi dy standard në zbatimin e këtij akti normative. Sa është numri total për pjesën tjetër të nismave të qeverisë?

Sa prej tyre e kanë kaluar vetingun? Sa punonjës të Policisë së Shtetit pritet të kalojnë vettingun? Këto janë pyetje që janë ngritur për ministrin”.

“A janë arritur të përmbushen qëllimet që ka pasur ky ligj? Një kriminel i kapur nga SPAK tregon se persona që veprojnë me pagesë kanë marrë para publike dhe tendera me miliona euro. Kjo tregon si ka degraduar vullneti për të luftuar krimin dhe korrupsionin. A e kanë depozituar subjekteve e këtij ligji deklarimin e tyre pranë OFL si duhej depozituar brenda 48 orësh? A ka deputetë dhe ish-deputetë apo ish-ministra që janë subjekt klasik i këtij ligj dhe ju i keni favorizuar për të mos i çuar në SPAK?”, deklaroi ai.

Kurse ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat e ndasive dhe sherrit dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Duke iu përgjigjur interpelancës së thirrur nga deputeti Ervin Salianji, ministri Çuçi u shpreh se ligji i OFL dhe ai i vetingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale, ndërsa shtoi se do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën.

Sipas ministrit, akuzat e Salianjit janë të pabaza sepse ligji për OFL-në është miratuar dy vite përpara zgjedhjeve të 2021-it.

“Pretendimi juaj se OFL u përdor për qëllime elektorale është i pambështetur. Është përgatitur në vitin 2019, dy vjet përpara zgjedhjeve. Është miratuar në vitin 2020 dhe ka pasur efekt vetëm një vit. Akti normativ ka parashikuar kohën kur do veprohej. Nuk mund të mendosh se ishte një instrument për qëllime elektorale”, tha Çuçi.

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix11 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix11 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix11 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix11 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix11 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix11 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix16 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix17 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix17 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook