Lidhu me ne

Kritike

KUSH I QUAN SHQIPTARËT THJESHT “SHQIPFOLËS”?!

Nga Mehmet Elezi

Një përcaktim “i ri” për Kosovën e viset shqiptare të Maqedonisë e të Malit të Zi: “krahina shqipfolëse”.

Dëgjohet në gojën e disa politikanëve dhe gazetarëve Fjala “shqipfolës” është shumë larg kuptimit të fjalës “shqiptar”, ashtu si “frengjishtfolës” është shumë larg kuptimit të fjalës “francez”.

Sa anglishtfolës ka në Shqipëri e në botë, që nuk janë e nuk mund të jenë as amerikanë, as anglezë e as australianë?

Fjala “shqiptar” përcakton në rend të parë përkatësinë kombëtare, ndërkohë që fjala “shqipfolës” nuk thotë më shumë se një aftësi të dikujt me folë shqip.

Shqipfolësin me shqiptarin i bashkon vetëm fakti që të dy mund të merren vesh ose mund të flasin të njëjtën gjuhë, në këtë rast shqip.

Shqipfolës mund të jetë edhe një serb që ka mësuar shqip, të tillë kishte në Kosovë me detyra të caktuara prej shërbimeve të fshehta të Beogradit në bandat që i vranë e i dogjën shqiptarët gjatë fushatës spastruese, që çoi në ndërhyrjen e NATO-s.

Por një serb i tillë a mund të quhet shqiptar?

Shqipfolës mund të jetë edhe një grek që ka mësuar shqip për nevoja të caktuara, por fakti se flet shqip nuk mund ta bëjë atë shqiptar.

Kam njohur një ruse që e fliste shqipen përsosmërisht, pa kurrfarë theksi, e kishte mësuar në Universitetin e Prishtinës, por ajo ishte qind për qind ruse në gjithçka.

Në rrugën e Medresesë në Tiranë ka një numër shitoresh kineze e po aq ose më shumë kinezë shqipfolës, madje në të folmen tiranase, por ata janë kinezë, aspak shqiptarë.

Shqiptarët quhen thjesht “shqipfolës” prej padijes?

Marrë- nga libri “Heshtje varri për një djep të shenjtë” –

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix18 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix18 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix18 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix18 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook