Lidhu me ne

Radar

“Donald Lu shantazhoi Pakistanin për ndryshimin e qeverisë” – Akuzat e ish-kryeministrit

“Donald Lu shantazhoi Pakistanin për ndryshimin e qeverisë” – Akuzat e ish-kryeministrit

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, ka thënë se SHBA-ja e kërcënoi qeverinë e tij me ‘pasoja’ nëse ai nuk hiqet nga pushteti. Khan humbi një votë mosbesimi në prill.

“Në 40 vitet e fundit, udhëheqja jonë në thelb është përkulur ndaj gjithçkaje që SHBA ka kërkuar prej nesh.” – tha Khan për Sunday Times.

Ish-kryeministri akuzoi Uashingtonin për ‘arrogancë perandorake’ dhe ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij.

Khan tha se ambasadori i tij në Uashington i dërgoi atij një kabllogram diplomatik në prill në lidhje me një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Donald Lu.

Sipas Khan, Lu i tha diplomatit se Pakistani do të vuante ‘pasoja’ nëse kryeministri nuk hiqet nga detyra. Lu e siguroi atë se ‘të gjitha do të faleshin’ nëse ai dëbohej, pohoi Khan.

Khan tha se kritikat e tij për luftën në Afganistan ishin ndër gjërat që tërhoqën zemërimin e Uashingtonit.

“Amerikanët nuk e kuptuan kurrë kulturën e vendit apo njerëzit me të cilët kishin të bënin.” – argumentoi ai.

Një ish-yll i kriketit, Khan u ngrit në pushtet në gusht 2018, kur partia e tij Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI) fitoi zgjedhjet. Katër vjet më vonë, ai u shkarkua nga parlamenti mes akuzave për keqmenaxhim ekonomik.

SHBA hodhi poshtë pretendimet e përsëritura të Khan se rënia e tij ishte orkestruar nga Uashingtoni. “Më lejoni të them shumë troç se nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë për këto pretendime.” – tha në prill zëvendës zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter.

Qeveria Khan u grind me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili akuzoi Pakistanin për strehimin e terroristëve dhe keqpërdorimin e ndihmës së huaj. Islamabadi i mohoi të dy pretendimet.

Marrëdhëniet e Pakistanit me presidentin Joe Biden kanë qenë gjithashtu të tensionuara, sipas raporteve.

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix2 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix2 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix2 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix7 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix7 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook