Lidhu me ne

Mix

Cila është mosha më e mirë për të nisur një biznes?

A është fillimi i të njëzetave mosha më e mirë për të nisur një biznes?

A është fillimi i të njëzetave mosha më e mirë për të filluar një biznes?

“Cila është mosha më e mirë për të nisur një biznes?”. Kjo është një pyetje që e bëjnë shumë njerëz. Paqartësitë janë të shumta pasi grupmosha të ndryshme kanë përjetuar sukses në biznes. Prandaj, ka shumë debate rreth moshës më të mirë për të filluar një biznes. Megjithatë, shumë si ju duan një përgjigje të qartë. Kjo është për shkak se ju dëshironi të dini kohën më të mirë për të filluar udhëtimin tuaj sipërmarrës dhe të maksimizoni të gjitha mundësitë për të siguruar sukses. Prandaj, kësaj pyetjeje do t’i përgjigjemi.

Shumë e konsiderojnë moshën 20-vjeç, moshën më të mirë për të filluar një biznes. Kjo nuk është pa arsye. Për shumë njerëz, individët brenda kësaj grupmoshe konsiderohen më energjikë dhe entuziastë. Si rezultat, ata mund të investojnë energjinë e tyre plotësisht në biznes për të siguruar suksesin e tyre. Kjo është diçka që shumica e njerëzve në moshë të madhe nuk e posedojnë. Entuziazmi i sipërmarrësve brenda kësaj grupmoshe i bën ata të gatshëm për të marrë rreziqe. Përveç entuziazmit të tyre, ata nuk janë të ngarkuar me shumë përgjegjësi. Prandaj, ata mund të ndërmarrin disa hapa drastikë për të konkretizuar  ëndrrën e tyre sipërmarrëse.

Kjo ishte arsyeja pse, për shembull, ishte e lehtë për Mark Zuckerberg të linte Harvardin kur ishte vetëm 19 vjeç për të ndjekur ëndrrat e tij. Në të njëjtën mënyrë, shumë të rinj nuk e konsiderojnë veten të lidhur me asgjë. Kjo i lejon ata të marrin vendime të mëdha si zhvendosja në një vend të ri për të filluar një biznes.Nga ana tjetër, individët në të 30-at dhe 40-at e tyre nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të familjes, punës, faturave për të shlyer, etj.

Duke qenë se individët e kësaj moshe nuk janë të ngarkuar me kaq shumë përgjegjësi, ata priren të kenë më shumë kohë të lirë. Ata mund ta kanalizojnë pozitivisht këtë kohë të lirë në biznesin e tyre. Prandaj, ata mund të ndjekin plotësisht pasionin e tyre, i cili, nga ana tjetër, u lejon atyre të arrijnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre. Për më tepër, ata priren të jenë më të njohur me tendencat teknologjike në krahasim me të moshuarit.
Të qenit të aftë në  teknologji gjithashtu do të rrit  biznesin e tyre. Për shembull, përdorimi i mediave sociale për krijimin e markës dhe marketingun dixhital në biznes është gjëja më e mirë që mund të bëjë një i ri.

Më poshtë gjeni themelues të suksesshëm biznesi në adoleshencë dhe në fillim të të njëzetave.

  • Michael Dell (19) – Dell
  • James Casey (19) – UPS
  • Bill Gates (20) – Microsoft
  • Steve Jobs (21) – Apple
  • Thomas Burberry (21) – Burberry
  • Arthur Davidsons (22) – Harley Davidson
  • Paul Allen (22) – Microsoft
  • Walt Disney (22) – Disney
  • Gerard Heineken (23) – Heineken
  • William Harley (23) – Harley Davidson

Smallbusinessify

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook