Lidhu me ne

Mix

Si të lini mënjanë krenarinë tuaj dhe të pranoni se nuk keni monopolin e të vërtetës

Si të lini mënjanë krenarinë tuaj dhe të pranoni se nuk keni monopolin e të vërtetës

Bëhuni ky njeri i madh. Sepse, është pothuajse e sigurt që jo gjithçka që mendoni është e vërtetë dhe se disa nga ato që mendoni janë, epo… të gabuara. Ose të paktën “pak” të gabuara.Ju nuk e shihni botën ashtu siç ajo është, por ashtu siç ju jeni. Ju e shihni botën përmes përvojave të jetës dhe të njohurive tuaja. Dhe gjasat janë që dikush tjetër të ketë disa njohuri më tepër, të cilat ju nuk i keni. Imagjinoni botën që mund të krijonim nëse secili prej nesh do të ishte i gatshëm ta linte mënjanë krenarinë dhe të përfshihej në biseda civile, me përulësi dhe me kurajë të vërtetë.

Çfarë vlerësoni më shumë: të vërtetën apo bindjet tuaja?


Laureati i ҫmimit Nobel, Daniel Kahneman, përmblodhi një nga gjetjet e tij thelbësore si “besimin tonë të tepruar në atë që besojmë se dimë, dhe paaftësinë e dukshme për të pranuar injorancën tonë dhe pasigurinë e botës në të cilën jetojmë”.
Përvoja e asaj që ne e konsiderojmë të drejtë vret kureshtjen dhe na verbon ndaj të dhënave që na dëshmojnë se e kemi gabim. Dhe kjo gjë shtron pyetjen:
Si mundemi ne – individualisht dhe kolektivisht, në ekipet, komunitetet, organizatat dhe shoqërinë tonë – të gjejmë përgjigje më të mira për problemet më urgjente me të cilat po përballemi?

Vlerësoni të vërtetën më shumë sesa faktin nëse keni të drejtë apo jo

Kjo është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë. Gjithashtu, nuk është edhe aq e rehatshme nga pikëpamja psikologjike. Dhe ka shumë gjasa që egoja juaj do të bërtasë arsyet se pse duhet të qëndroni të palëkundur ndaj çdo gjëje që i keni thënë vetes se është e vërtetë.
Ndoshta, për një kohë të gjatë. Ndoshta keni investuar të gjithë identitetin tuaj në këtë të vërtetë. Por, thjesht vendimi për të vlerësuar atë që është e vërtetë më tepër sesa atë që ushqen ndjenjën tuaj të të pasurit të drejtë është një hap shumë i rëndësishëm.

Jepini përparësi kuriozitetit mbi sigurinë

Siguria vret mundësitë. Pra, pyesni veten “Si mund ta kem gabim?”
Vrasja tragjike e 19 fëmijëve dhe 2 mësuesve në një shkollë fillore në Teksas të SHBA ka ndezur edhe një herë debatin për kontrollin e armëve në Amerikë.
Ҫdokush ka mendimin e vet mbi këtë temë. Disa mbrojnë idenë e kontrollit të armëve, ndërsa të tjerë argumentojnë “të drejtën për të mbajtur armë”. Edhe për këtë temë ka shumë paragjykime konjitive dhe hapësira të errëta ku gjykimi i një personi verbohet.
Këta faktorë mund t’i bëjnë njerëzit që të jetojnë në mohim të fakteve të vërteta, të dëmtojnë dialogun kuptimplotë, të pengojnë progresin dhe të përjetësojnë pikërisht ato probleme që duam të zgjidhim.

Dëgjoni për të mësuar

Jo për të rregulluar mendimin e të tjerëve. Jo për të fituar debatin. Por për të mësuar.
Megjithatë, pavarësisht nëse keni mendimin tuaj të palëkundur në lidhje me një çështje, herën tjetër që do të takoni dikë që ka një mendim ndryshe nga i juaji, provoni të thoni: “Nuk jam i sigurt se e kam përgjigjen për këtë temë, por do të doja të kuptoja se çfarë mendoni ju?”
Dhe pastaj, duhet të heshtni dhe të dëgjoni tjetrin.
Dëgjoni me kureshtje.
Dëgjoni me përulësi.
Dëgjoni me kokë dhe me zemër.
Mbi të gjitha, dëgjoni me gatishmërinë për të ndryshuar mendimin tuaj.

Jini të gatshëm të ndryshoni mendim.

Më pas, nëse informacioni i ri që keni mësuar zgjeron lenten përmes së cilës keni parë një problem të caktuar, kini guximin të ndryshoni mendim dhe, për më tepër, për ta thënë këtë: “Argumenti yt bën sens, nuk e kisha menduar më parë nga ky këndvështrim. Tani, i shoh gjërat ndryshe.”
Vetëm një njeri i madh mund të tërhiqet nga pikëpamjet idealiste, për të cilat më parë ka luftuar shumë që t’i mbrojë.


Vetëm një person akoma më i madh e pranon se ka gabuar. Njerëz si Bill Marriott, drejtuesi i hoteleve Marriott, i cili dikur ka thënë se të mësosh që të dëgjosh mirë dhe që të kesh përulësinë për ta pranuar kur e ke gabim, është një aspekt kritik i lidershipit.
Në botën e sotme komplekse, liderët që besojnë se kanë të drejtë janë të rrezikshëm.
Siguria e epërsisë së tyre intelektuale mbyt debatin intelektual, i pengon ata që të dëgjojnë, i verbon ndaj të dhënave që i vërtetojnë se e kanë gabim, dhe i fut në kurthin e një bote që ata e kanë krijuar vetë, por që nuk ekziston.


Asnjë prej nesh nuk është imun ndaj paragjykimit të konfirmimit. Të gjithë mund të biem në këtë grackë mendore. Kjo është arsyeja pse duhet të punoni me vetëdije për të kundërshtuar paragjykimet tuaja. Dhe kjo, le ta pranojmë, kërkon që ju të jeni një person më i madh sesa do të dëshironit që të ishit.

 forbes

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook