Lidhu me ne

Radar

Prej vitesh merrte kërcënime me vdekje, novelisti Salman Rushdie sulmohet me thikë në mes të skenës

Novelisti indian Salman Rushdie, i cili prej vitesh ka marrë kërcënime me vdekje pasi shkroi “Vargjet Satanike“, është sulmuar në skenë në shtetin e Nju Jorkut.

Sikurse raporton BBC, ish-fituesi i çmimit Booker po fliste në një event të organizuar nga Instituti Chautauqua. Dëshmitarët thonë se panë një burrë që vraponte në skenë dhe e goditi shkrimtarin me thikë.

Një video e postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas incidentit.

Një reporter i “Associated Press” tha se një burrë u ngjit në skenë dhe filloi të godiste autorin me origjinë indiane teksa po prezantohej. Autori u kap dhe u rrëzua përtokë.

Ende nuk ka detaje mbi gjendjen e shkrimtarit.

Kërcënimet me vdekje

Libri i Rushdie “Vargjet Satanike” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë muslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.

Një shpërblim prej mbi 3 milionë dollarë është ofruar gjithashtu për këdo që e vret atë.

Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Khomeinit, por ndjenjat anti-Rushdie vazhduan. Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e ngriti shpërblimin për Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

Rushdie e hodhi poshtë atë kërcënim në atë kohë, duke thënë se nuk kishte “asnjë provë” se njerëzit ishin të interesuar për shpërblimin.

Atë vit, Rushdie botoi një kujtim, “Joseph Anton” rreth dekretit të Khomeinit.

MË TEPËR

Kryesore19 orë më herët

Rama në avion me paratë tona, nis turin e takimeve me diasporën

Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet i ditur prej...

Sport19 orë më herët

Ilir Metën e kap ngërçi teksa luan futboll në minikalçeto (VIDEO)

Ilir Meta ne kalceto Ndërsa ka shpallur luftën në partinë e tij ku flet për tradhtarë e nepotizëm, kreu i...

Mix20 orë më herët

Taylor Swift kritikohet nga fansat për këngën e re

Taylor Swift publikoi albumin e saj të 11-të në studio të premten. Por janë disa nga fjalët e këngëtares në këngën e...

Mix20 orë më herët

Pink padit Pharrell Williams

Pink ka ngritur padi ligjore kundër Pharrell Williams për përpjekjet e tij për të markuar termin ‘P.Ink’. Ekipi ligjor i këngëtares ngriti...

Mix20 orë më herët

Këto janë hapat që duhet të ndiqni çdo ditë për një lekurë perfekte

Hapat për të përsosur rutinën tuaj të mëngjesit Hapi 1: Pastrues.  Përdorni një pastrues që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj....

Radar20 orë më herët

VIDEO-Dy fytyrat e Salianjit/ Dje me Bashën, sot i lëpihet Berishës

Ervin Salianji, është njeriu që dikur ishte në krah të Lulzim Bashës, ndërsa sot i lëpihet ish-kryeministrit Sali Berisha. Ne...

Radar20 orë më herët

“Xhaxhain tim e hëngrën kanibalët” – Si qendron e vërteta e historisë së xhaxhait të Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden duket se e ka ekzagjeruar duke treguar historinë e zhdukjes së xhaxhait të tij gjatë Luftës...

Mix4 ditë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix4 ditë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske4 ditë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Facebook