Lidhu me ne

Sport

Historia e rrallë e 15 vjeçares së talentuar italiane Lara Colturi që vendosi të garojë për Shqipërinë në ski


Historia e rrallë e 15-vjeçares italiane që do përfaqësojë Shqipërinë në gara ndërkombëtare të skive.

Bëhet fjalë për adoleshenten e talentuar Lara Colturi. E lindur nga dy prindër italianë, kampiones olimpike italiane Daniela Ceccarrelli dhe Alessandro Colturi-t, ajo është stërvitur në nivele të larta dhe i ka fituar thuajse të gjithë trofetë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në ski.

Ajo është regjistruar në bazën e të dhënave të federatës ndërkombëtare të skive si sportiste nga Shqipëria dhe jo Italia, vendi i saj i origjinës.

Lara Colturi, e ëma Daniela Ceccarrelli dhe djali i familjes kanë marrë në maj të këtij viti pasaportën shqiptare, duke vendosur të garojë për Tiranën zyrtare.

“Ajo po vjen nga një varg fitoresh në Amerikën e Jugut. Kjo është edhe më e mahnitshme kur shikon kombin që ajo përfaqëson: Shqipërinë. Megjithatë, skiatorja e re nuk është askush tjetër veçse vajza e italianes Daniela Ceccarelli, kampione olimpike në super slalom në vitin 2002.” – shkruan ‘Le Dauphine’.

Por si shpjegohet që një kampione e rrallë, që do e kishin zili të kishin në kombëtaren e tyre shtete me traditë në ski, zgjodhi Shqipërinë?

Historia e skiatores 15-vjeçare është e pazakontë. Vajza e italianes Daniela Cecarelli, kampione olimpike në super-G në vitin 2002, nuk konkurron për të njëjtin komb të nënës së saj të shquar, por ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë.

Pse kjo zgjedhje? Argumenti i parë do të ishte dëshira për ndërtuar një projekt familjar rreth Larës. Në fakt, ajo ka ndërtuar një strukturë private, të titulluar ‘Golden Cecarelli Team’ me trajnere nënën e saj Daniela Ceccarelli.

“Për ne është e rëndësishme dhe thelbësore që Lara të ndjekë projektin e familjes, shpjegon ajo në faqet e Corriere della Sera. Me Shqipërinë do të mund të ketë qasje të pakufizuar në gara ndryshe nga sa do të kishte ndodhur nëse do të garonte për Italinë.” – deklaron e ëma.

Zgjedhja e telentes 15-vjeçare ka shkaktuar jo pak polemika në vendin fqinj megjithatë vendimi është marrë pas vlerësimeve të gjata dhe të kujdesshme, siç ka shpjeguar më herët e ëma Daniela Ceccarelli, e emëruar edhe drejtore teknike e kombëtares shqiptare, e cila ka theksuar se shkaqet nuk janë aspak ekonomike.

Lara është rritur në ekipin e artë të Ceccarelli-t, shkollën e skive të drejtuar nga prindërit e saj. Që në fëmijëri ajo është stërvitur me programe specifike për t’u përgatitur për nivelin e lartë. Në kampionatin e fundit italian, ende fëmijë ajo fitoi në sllallom dhe super-G.

Në kampionatin e fundit ku mori pjesë, në ‘El Colorado Women Giant Slalom’ që u zhvillua në Kili, Colturi u rendit në vendin e parë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore17 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook