Lidhu me ne

Radar

I denoncuar për korrupsion me lista notash, kush është Alqi Kushi ?

I denoncuar për korrupsion me lista notash/ Zyrtarit tëMinistria e Arsimit

Alqi Kushi, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit nuk është emër i padëgjuar për publikun.

Prej disa vitesh i emëruar në këtë institucion ai është akuzuar shpesh herë për korrupsion.

Në vitin 2018, ka qenë ish kryeministri “>Sali Berisha, i cili publikisht ka deklaruar se Alqi Kushi si pronar i regjistrave në ministri, plotësonte vërtetime notash fiktive për studentë të të gjitha degëve kundrejt pagesave.

I denoncuar për korrupsion me lista notash/ Zyrtarit të

Por kush është pasuria e zyrtarit që “bekonte” personat që i jepnin lek?

Portali CNA.al përmes një shkrese drejtuar ILDKPI ka bërë të mundur zbardhjen e pasurisë së tij.

Kushi, ka deklaruar në vitin 2014 se dispononte një apartament banimi me sipërfaqe totale 104.43 me me vlerë 10.443.000 lekë. Ai ka deklaruar se këtë e ka dhuratë nga prindërit. Por jo vetëm kaq. Sipas deklarimit, nëna me babanë i kanë dhuruar edhe një garazhd me sipërfaqe 32.47 m2 me vlerë 2.272.900 lekë, si dhe një makinë, tip Audi A8 me vlerë 20 mijë euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar në vitin 2014 se disponon edhe një llogari bankare  për pagat me vlerë 57.649.53 lekë.

Një vit më pas, në 2015-tën Alqi Kushi deklaron vetëm të ardhurat nga puna në Ministrinë e Arsimit me vlerën 1.112.213 lekë, si dhe marrjen e një kredie me vlerën 250 mijë lekë me afat kohor për 24 muaj. Edhe në vitin 2016 deklaron të njëjtën gjë, vetëm pagën nga ky institucion me vlerë 1.058.711 lekë. 

Në vitin 2017, Alqi Kushi, përveç pagës në Ministrinë e Arsimit me vlerë 1.260.501 lekë, deklaron edhe dy pagesa të tjera; Të ardhurat si anëtar i Bordit të Administrimit Universiteti Politeknik i Tiranës 112.200 lekë dhe të ardhura si anëtar i Bordit të Administrimit Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës 465.750 lekë. Në të njëjtin vit, deklaron edhe marrjen e një kredie personale me vlerë 200 mijë lekë.

Drejtorit të Ministrisë së Arsimit, do i “buzëqeshte” fati një vit  më vonë. Në 2018-tën, nuk deklaron marrje kredie si dy vite më parë, por 3500 euro gjendje cash, të ardhurat nga paga Ministria e Arsimit 1.399.619 lekë, të ardhurat nga paga e bashkëshortes 798.652 lekë, të ardhurat si anëtar i Bordit të Administrimit Aleksandër Moisiu Durrës 420.750 lekë.

Alqi Kushi

Në vitin 2019, Alqi Kushi do të shiste makinën Audi A8 që ja kishin blerë prindërit me vlerën 20 mijë euro për vetëm 7 mijë euro, për të blerë një tjetër makinë, Hyundai Tucson, në pronësi me bashkëshorten me vlerë 30 mijë e 500 euro. Si burim të ardhurash, Kushi ka deklaruar të ardhurat nga shitja e makinës së parë, 13 mijë euro kredi, 3500 euro kursime dhe 7 mijë euro dhuratë nga babai i bashkëshortes.

Ndërsa si burim të ardhurash ka deklaruar pagën nga Ministria e Arsimit 1.413.664 lekë; Të ardhurat si anëtar i Bordit të Administrimit Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës 63.750 lekë

Ndërsa për vitin 2020, Kushi ka deklaruar vetëm të ardhurat nga Ministria e Arsimit 1.567.212 lekë, të ardhurat nga paga e bashkëshortes 816.438 lekë dhe një overdraft 100.000 lekë.

Ja pasuria e Alqi Kushit:

Viti 2014

Apartament banimi, sip 104.43m2 me vlerë 10.443.000 lekë, burimi financim nga prindërit.

Garazh sip 32.47 m2 me vlerë 2.272.900 financuar nga prindërit

Automjet tip Audi A8, prodhim i vitit 2005 me vlerë 20.000 euro, financuar nga prindërit

Llogari bankare  për pagat 57.649.53 lekë

Punonjës në muajin janar-shkurt 2014 135.497 lekë

I denoncuar për korrupsion me lista notash/ Zyrtarit të

Viti 2015

Të ardhurat nga paga Ministria e Arsimit 1.112.213 lekë

Të ardhurat nga bashkëshortja 80.509 lekë

Kredi personale 250 mijë lekë për dy vjet

Viti 2016

Të ardhurat nga paga në Ministrinë e Arsimit 1.058.711 lekë

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes në Ministrinë e Financave 657.813 lekë

Kredi personale 250.000 lekë me afat 24 muaj

Viti 2017

Të ardhurat nga paga në Ministrinë e Arsimit 1.260.501 lekë

Të ardhurat si anëtar i Bordit të Administrimit Universiteti Politeknik i Tiranës 112.200 lekë

Të ardhura si anëtar i Bordit të Administrimit Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës 465.750

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 814.323 lekë

Kredi personale 250 mijë lekë, afat 24 muaj

Kredi personale 200 mijë lekë, afat 24 muaj

Viti 2018

3500 euro gjendje cash. Krijuar nga të ardhurat në Ministrinë e Arsimit.

Të ardhurat nga paga Ministria e Arsimit 1.399.619 lekë

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 798.652

Të ardhurat si anëtar i Bordit të Administrimit Aleksandër Moisiu Durrës 420.750 lekë

Kredi personale 200.000 lekë me këst mujor 8.911.84 lekë

Viti 2019

Të ardhura nga shitja e automjetit Audi A8, 7000 euro

Blerje makine Hyundai Tucson, në pronësi me bashkëshorten vlera 30.500 euro. 3500 euro kursime, 7000 euro nga shitja e Audit, 13 mijë euro kredi dhe 7 mijë euro dhuratë nga babai i bashkëshortes.

Të ardhurat nga paga Ministria e Arsimit 1.413.664 lekë

Të ardhurat si anëtar i Bordit të Administrimit Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës 63.750 lekë

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 813.938 lekë

Kredi personale 200.000 lekë, e shlyer totalisht në vlerën 43.820.63 lekë

Kredi pertsonale për blerjen e makinës 1.600.000 lekë. Mbetur pa shlyer edhe 1.432.938 lekë.

Viti 2020

Të ardhurat nga ministria e Arsimit 1.567.212 lekë

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 816.438 lekë

Overdraft 100.000 lekë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook