Lidhu me ne

Letersi

4 mësimet e vyera për jetën, që më mësoi libri “Baba i pasur, baba i varfër”

Rich Dad Poor Dad Summary (Review & Book Notes)

Nga Brianna Bussell

“Baba i pasur, baba i varfër”, është një libër që duhet lexuar nga cilido që dëshiron të krijojë pasuri jo vetëm për veten, por edhe për familjen e tij. Çdo argument i trajtuar në këtë libër,është pjesë e një plani më të madh për arritjen e lirisë financiare brenda jetës suaj. Ja cilat janë 4 leksionet që ne mendojmë se duhet të ndjekin të gjithë njerëzit.

1. Të mësosh që fëmijë rëndësinë e parave

Shumë prindër i lënë fëmijët e tyre të mësojnë mbi jetën pas dështimeve që përjetojnë, dhe nuk u mësojnë atyre në mënyrë aktive aftësitë e nevojshme për të shkëlqyer në shoqëri. Dhe për të shkëlqyer dhe arritur jo vetëm lirinë financiare, por lirinë në të gjitha aspektet e jetës, nevojitet ajo që unë e quaj “prindërim i përgjegjshëm”.

Kjo është diçka që e bën edhe “babai i pasur” në libër. Ai u kujdes të përfshinte mësime të vlefshme në thuajse në gjithçka që bënte me djalin e tij. Ai nuk e la asnjëherë të kalonte një situatë, ku ai të mos i mësonte diçka të birit se si të mendonte vetë dhe të gjente zgjidhjen.

Shumë prindër nuk e hedhin këtë hap të rëndësishëm.

Ne kemi nevojë për më shumë njerëz që të kuptojnë se si funksionon bota, se si i shpërblen ajo njerëzit, dhe se si sistemi financiar do t’i vendosë fëmijët tuaj në një pozitë avantazhuesepër shumë breza që do të vijnë. Mjafton që edukimi i tyre të nisë që në moshë të re!

2. Pasuritë e paluajtshme

Ky është një nga mjetet më të fuqishme në fushën e investimeve. Libri flet shumë për rrugëtimin e personazhit kur bëhet fjalë për grumbullimin e pasurisë. Mjeti kryesor që përdori ai ishte pasuria e paluajtshme, pavarësisht nëse ajo përbëhej nga shitja e shtëpive,ndërmjetësimi apo dhënia e pronave me qira.

Ai analizon në thellësi strategjitë. Sapo bleva pronën time të parë, fluksi im i parave u rrit,dhe menjëherë fillova të ndërtoj vlerën time neto. Nuk po them se duhet të bësh karrierë nga kjo, por është një nga mënyrat më të zakonshme të krijimit të pasurisë.

Thuhet se 90 për qind e milionerëve, zotërojnë një formë të pasurisë të paluajtshme. Këto tëfundit janë diçka që të gjithë duhet ta kenë në qendër të vëmendjes nëse duan që të gjenerojnë të ardhura masive.

3. Pyet, pyet dhe vetëm pyet

Shumë njerëz dështojnë që t’i përdorin burimet e tyre kur përpiqen të kenë sukses. Në fakt mjafton që të pyesni. Në libër, autori kujton një histori që “Babai i tij i pasur” i tregoi atij për njerëzit që nuk ishin të interesuar të mësonin se si të krijonin pasuri për veten e tyre.

Ai i thoshte gjithmonë se punonjësit e tij nuk e kishin problem t’i kërkonin rritje të pagës. Por ata nuk menduan kurrë ta pyesnin, se si e bëri pasurinë dhe si e arriti suksesin që kishte. Ata ishin të kënaqur me jetën e zakonshme dhe plot vështirësi.

Kur ngrita kompaninë time për herë të parë, isha shumë dobët në fitimin e klientëve të rinj. Klientët e vetëm që më erdhën ishin bizneset që më referoheshin nga klientët aktualë dhe atatë dikurshëm. Në fund arrita në përfundimin se nuk ka asnjë arsye pse të mos kem një klientelë më të madhe, pasi unë njoh kaq shumë pronarë biznesi që janë jashtëzakonisht të suksesshëm.

Një ditë thjesht pyeta secilin nga klientët e mi, nëse njihnin dikë që kishte nevojë për shërbimet e mia. Po atë ditë, pata shumë referenca, dhe disa prej tyre u bënë klientët e mi të përmuajshëm! I njëjti leksion edhe për kërkimin e këshillave si në rastin e tek librit:Mjafton të pyesni! Asnjëherë mos supozoni se njerëzit do t’u tregojnë automatikishtdiçka. Pra mos jini tipi që zakonisht nuk pyet!

4. Perspektivat e këqija kanë rëndësinë e tyre

Premisa e librit, janë leksionet që personazhi mësoi nga të dy baballarët e tij. Sigurisht, babai i tij i pasur kishte këshilla më të mira për të ecur përpara. Por ai mori këshilla edhe nga babai i tij i varfër, pavarësisht nëse i ndoqi ato apo jo. Unë u them njerëzve gjatë gjithë kohës, se kanë shumë rëndësi perspektivat nga i shohim dhe analizojmë gjërat!

Dëgjimi i mendimeve të individëve që kanë një këndvështrim të ndryshëm për jetën, mund t’ju mësojë në dy mënyra. Së pari mund t’ju ndihmojë të bëheni një njeri më i përmbushur, sepse i kuptoni më mirë njerëzit, sidomos ata që nuk përputhen me vlerat tuaja.

Së dyti mësoni atë që nuk dëshironi të bëni, gjë që është po aq e rëndësishme sa edhe të mësoni se çfarë duhet të bëni në jetë për të ecur përpara. Dëgjimi i një këndvështrimi me të cilin nuk jeni dakord, nuk mund t’ju lëndojë nëse ju jeni të vetëdijshëm se nuk është këshilla që po kërkoni. Përkundrazi vetëm sa do t’ju ndihmojë të mësoni dhe të rriteni si person.

Shënim:Brianna Bussell, drejtuese e WebInsightCo.com, një kompani marketingu dhe e zhvillimit personal në internet. / “A2Succes”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook