Lidhu me ne

Kryesore

Udhëtimet e Ramës me charter/ S’e di nëse ia nxori Veliaj apo Homland-i!

Udhëtimet e Ramës me charter/ Berisha: Superkandal, të dorëhiqet para protestës! S’e di nëse ia nxori Veliaj apo Homland-i!

“Shqipëria po zien nga zemërimi”, Berisha: 2500

Kreu i PD Sali Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen para protestës qytetare. 

Ai i konsideroi superskandal faktin që Edi Rama ka kryer qindra udhëtime me charter.

Ndër të tjera kryedemokrati tha: “Ia nxori Homeland apo Erion Veliaj ky është problem tjetër, s’ka asnjë rëndësi për mua.

Ky është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësve të këtij njeriu”.Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për të shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës.

Po zien te çdo pensionist që qan me lotët e ftohta e mjerimit sepse nuk siguron kafshatën dhe nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij.

Po zien te qindra mijëra punonjës në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit”.Rama ka humbur çdo lloj lidhje dhe ndjeshmërie më këtë vend.

Ai si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe botës 137 udhëtime me avionë-taksi. Në 8 vite në mandatin e tij, Presidenti SHBA-ve Bush ka udhëtuar me Air Force One 74 herë, gjysmën e Edi Ramës. Air Force One s’është përdorur kurrë për weekend-e, udhëtime boshe, etj. Është një çmenduri që tejkalon çdo lloj imagjinate.

Kancelari i Austrisë, nuk e lejon veten të udhëtojë me charter por udhëton me linjë tregtare. Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje me charter, 54 i ka kryer para themelimit të ‘Air Albania’.

Pra ka marrë nga kompanitë e charter-ave avionë-taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Të gjitha fluturimet e tjera Rama i ka bërë përsëri me avion-taksi, me Ismailin e apasionuar që e do shumë ai, dhe flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. Ismaili është një aeroplan dhuratë siç thotë ai e Presidentit Erdogan, por karburantit, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave që shkojnë të paktën 150 mijë euro në udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë La Manshin”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook