Lidhu me ne

Radar

Rama për BBC: Fajin e ka Britania, kanë dështuar dhe fajësojnë shqiptarët

Emigrantët/ Rama për BBC: I neveritur me politikën e

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC, ku ka folur për shqetësimet e Britanisë lidhur me numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë të paligjshëm. Kreu i qeverisë ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se po gjen justifikime për “politikat e dështuara” të saj për kufijtë dhe migracionin.

Rama komentoi edhe deklaratën e Sekretares së Brendshme Suella Braverman, e cila tha pak ditë më parë se Britania po “pushtohet” nga emigrantët. Ai tha se komenti “pushtim” i Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte”.

Më tej kryeministri shtoi: “Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.”

Pak informacion për emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve në Britani

Javën e kaluar, Britania tha se 12,000 shqiptarë kishin shkuar ilegalisht përmes Kanalit të La Manshit përgjatë këtij viti, krahasuar me 50 persona në 2020. Rreth 7627 shqiptarë kërkuan azil në Britaninë e Madhe deri në qershor, më shumë se dyfishi i një viti më parë.

Shqiptarët kanë më pak gjasa për t’u dhënë azil sesa kombësitë e tjera, me normën aktuale në 53% krahasuar me 76% për kombësitë e tjera.

Në muajt deri në qershor 440 persona u kthyen në Shqipëri nga qendrat e paraburgimit të imigracionit.  Shqiptarët përfaqësonin gjithashtu numrin më të madh të shkelësve të huaj të dërguar në vitin deri në mars 2022.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook