Lidhu me ne

Mix

8 faqe të dobishme në internet për të gjetur punë në distancë

Nëse vitet e fundit na kanë mësuar diçka, kjo është se puna nga shtëpia është një nga gjërat më të mira.

Epo, të paktën për disa prej nesh.

Pavarësisht nëse jeni rikthyer në zyrë pa dëshirën tuaj – ose nëse jeni betuar se nuk do të shkelni më kurrë në zyrë, më poshtë do të gjeni tetë faqe të shkëlqyera në internet që do t’ju ndihmonin për të gjetur ekskluzivisht vetëm punë në distancë.

We Work Remotely

Faqja e punës We Work Remotely ka miliona përdorues, kështu që, padyshim, ata duhet të jenë duke bërë diçka siç duhet.

Faqja aktualisht ka pothuajse 30,000 vende pune të lira që përfshijnë dizajnin, zhvillimin, suportin, shitjet, marketingun dhe shumë profesione të tjera. Shumica e punëve janë në fusha teknike, kështu që nëse jeni të interesuar për këtë industri, kjo faqe është një ndër vendet më të mira për të nisur kërkimin tuaj.

FlexJobs

Megjithëse FlexJobs është një nga faqet e tjera të mëdha që ofron kryesisht punë në distancë, disa nga 28,000 pozicionet e lira që janë publikuar në këtë faqe ofrojnë punë hibride dhe fleksibël për ata që dëshirojnë të dalin nga shtëpia herë pas here.

Gjithashtu, FlexJobs është një nga faqet në internet që ofron gamën më të gjerë të llojeve të punës. Ndërsa shumë vende pune në distancë janë kryesisht në fushën e teknologjisë dhe të software-it, FlexJobs mbulon ofron vende pune edhe në industritë e tjera.

Remote OK

Remote OK arrin të bëjë të paimagjinueshmen! Kjo faqe vendos një interval të pagës në ofertat e punës të publikuara aty, shumica e të cilave janë në industrinë e software-it.

Faqja ka dy milionë përdorues dhe i tarifon kompanitë me një shumë prej 599 dollarësh për të publikuar një pozicion të lirë pune. Pra, vizitoni këtë faqe nëse po konsideroni që të ndërroni pozicionin tuaj aktual.

JustRemote

JustRemote ofron pozicione në fushën e teknologjisë, të medias sociale dhe të të shkruarit. Por, ajo ofron gjithashtu një shërbim që kushton 6 dollarë në muaj, i cili ju ndihmon të gjeni punët në distancë që janë “të fshehura”.

Ideja e këtij shërbimi është që, duke qenë se kushton shumë për të bërë publike vendet e lira të punës në disa faqe të ndryshme, kompanitë publikojnë vetëm 30% të pozicioneve të tyre vakante, në ato vende ku ka më shumë gjasa që ju të jeni duke kërkuar. JustRemote del jashtë kësaj shifre prej 30% dhe arrin të kërkojë për pjesën tjetër, duke e shfaqur atë për ju.

NoDesk

Nëse jeni duke kërkuar për një komunitet më të vogël, më të fokusuar, NoDesk është faqja e duhur për ju. Megjithëse kjo faqe ka aktualisht më pak se 600 pozicione pune të publikuara, ato janë kryesisht nga kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Ekziston gjithashtu një buletin shumë i mirë javor i cili shfaq pozicionet e reja, ofron burime për zhvillim profesional dhe shumë të tjera.

Jobspresso

Jobspresso arrin një ekuilibër të mirë midis sasisë dhe cilësisë, duke ofruar më shumë se 1,000 pozicione të lira pune, por secili prej publikimeve përpunohet paraprakisht nga stafi i Jobspresso.

Pozicionet e lira përfshijnë fushën e teknologjisë, të marketingut, suportin e klientëve, të shkruarin dhe shumë të tjera. Faqja ka gjithashtu një dizajn të pastër, gjë e cila e bën shumë më të lehtë për të parë pozicionet e lira.

DailyRemote

Me dhjetëra mijëra pozicione të publikuara, DailyRemote ka shumë oferta pune në fushën e teknlogjisë, por gjithashtu edhe disa të tjera, të tilla si: mësimdhënia në distancë, kujdesi shëndetësor dhe fusha të tjera që lidhen me teknologjinë.

Ekziston gjithashtu një faqe ku janë renditur kompanitë më të mira për të punuar në distancë, e cila i rendit pozicionet e punëve sipas punëdhënësit, kështu që nëse keni dëshirë për të punuar në një kompani të caktuar, mund të shihni se çfarë ofrohet nga ta shumë më lehtë.

DesignRemotely

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, një faqe që ofron punë në distancë vetëm për dizenjuesit. DesignRemotely ofron pozicione të lira pune për dizenjuesit e produkteve, profesionistët e UI/UX, specialistët e vizualizimit të të dhënave dhe shumë të tjera.

Pavarësisht se fokusohet vetëm te punët e dizajnit, kjo faqe ofron mijëra pozicione që mund të konsiderohen nga ju. Të gjitha këto mund të filtrohen sipas rolit, nivelit të përvojës dhe nivelit të angazhimit që kërkohet, nga koha e plotë deri në punë të pavarur, si freelancer.

/ Fast Company

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook