Lidhu me ne

Mix

Pornografia në internet duhet të ndalohet dhe është e vonuar shumë

Pornografia në internet duhet të ndalohet dhe është e vonuar

Për 30 vjet, ne kemi lënë internetin të dëmtojë fëmijët, shoqërinë me pornografi

*Nga David Marcus, “Fox News”

Ajo që do të sugjeroj do të duket e çuditshme, ndoshta edhe e pamundur, por më dëgjoni! Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë të ndalojnë pornografinë nga interneti. Arsyeja më e madhe për ta bërë këtë është se fëmijët janë të zhytur nga një ortek llumi.

Mësuam në një studim të vitit 2019 nga Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit se, 51 për qind e fëmijëve nga 11 deri në 13-vjeç kishin parë pornografi në internet. Kjo do të thotë se dhjetëra miliona fëmijë shumë të vegjël po shikojnë pornografi, sepse ne si shoqëri, sinqerisht pa shumë mendim, apo diskutim, kemi vendosur ta lejojmë atë. Kjo, përkundër edhe faktit se ende sot mund të arrestohet një shitës për dorëzimin e një reviste pornografike një fëmije. Këto dy gjëra nuk kanë kuptim së bashku.

Dhe nuk janë vetëm fëmijët, pornografia ka efekte gërryese në të gjithë shoqërinë, duke përfshirë edhe ata para kamerës. Dhe nuk është vetëm pornografia, është vetë interneti që e përkeqëson problemin. Pornografia ka ekzistuar për shekuj me radhë, filmat pornografikë për dekada, por kurrë më parë interneti nuk ishte në majë të gishtave tanë me një sasi të pafundme materialesh seksuale në çdo orë të ditës.

Për 30 vjet ne e kemi trajtuar internetin sikur të ishte, për disa arsye, i paprekshëm nga shteti. Kjo përfshin mediat sociale dhe censurën e madhe teknologjike, si dhe pornografinë. Interneti ndërthuret me jetën tonë të përditshme kaq shumë, saqë kjo qasje e Perëndimit të egër thjesht nuk është më e qëndrueshme. Në fakt, nuk ka asnjë arsye pse një autostradë informacioni nuk mund ose nuk duhet të ketë rregulla rrugore, rregulla që mbrojnë fëmijët.

Dhe, sigurisht, ne kemi disa rregulla, në lidhje me pornografinë e fëmijëve, mashtrimin, vjedhjen e identitetit dhe shpifjen për të përmendur disa. Por kur bëhet fjalë për pornografinë, shoqëria jonë ka qenë çuditërisht toleruese.

Për dekada interneti është ndjerë si diçka që po na ndodh, jo diçka që ne kontrollojmë. Kudo e bën atë të duket imun ndaj vullnetit tonë, por nuk ka asnjë parim apriori që thotë se pornografia duhet të jetë gjerësisht e disponueshme, falas, pa verifikim moshe, për çdo person të çdo moshe që të konsumojë në internet.

Ka kundërshtime të parashikueshme për ndalimin e pornografisë në internet, apo edhe kufizimin e aksesit në të. Liberalët e kolltuqeve, me duart e ngritura lart, thonë se nuk mund të bëjmë asgjë për t’i ndaluar fëmijët e vegjël që ta shikojnë atë. “Si mund ta kufizosh atë?” – pyesin ata. Gjykata e Lartë ka standardin e saj të famshëm dhe të paqartë, “e di kur e shoh me sytë e mi”, por sigurisht që mund të përcaktohet, kjo nuk është një telash epistemologjik të cilit duhet t’i dorëzohemi. Sa i përket fjalës së lirë, njerëzit janë të lirë të bëjnë pornografi, por ata janë përgjegjës për atë ku shkon.

Na thuhet se ndalimi i pornografisë është jopraktik, njerëzit do të gjejnë një rrugëdalje dhe sigurisht, kjo është e vërtetë për çdo ligj që ne miratojmë gjithsesi. Më në fund, na thuhet se kjo u takon prindërve, sikur fëmijët të mos shkojnë në biblioteka, apo shkolla, apo të kenë miq. Në këtë vit kemi mësuar se shumë prindër nuk duan të bëhen me shtetin, por kërkojnë gjithashtu nevojën e veprimeve të shtetit për të mbrojtur fëmijët, si për shembull ndalimin e shfaqjeve të papërshtatshme për ta.

Në vitin 1994, kur kryebashkiaku i atëhershëm Rudy Giuliani filloi goditjen e krimit dhe varfërisë në qytetin e Nju Jorkut, një nga veprimet e tij të para ishte të dëbonte teatrot pornografike nga Times Square. Nuk ishte një politikë e vogël. Ajo që ai kuptoi ishte se ato rrugët e kalimit janë sheshi publik dhe pornografia po ia mbytte jetën. Sot sheshi publik është në pëllëmbën e duarve tona dhe është koha për të shembur teatrot virtuale pornografike.

Pornografia do të ishte ende e disponueshme në të gjitha format e tjera të panumërta, të cilat janë shumë më mbrojtëse ndaj fëmijëve.

Nëse ndalimi i pornografisë nga interneti duket si një ide radikale, edhe mund të jetë, por më lejoni të sugjeroj se kemi një problem radikal në duart tona dhe nëse mënyra e furnizimit të fëmijëve tanë me pornografi do ishte diçka tjetër përveç internetit, ne do e kishim ndaluar me kohë.

Nëse ka zgjidhje më të moderuara, por efektive shkëlqyeshëm. Por ajo që nuk është e pranueshme është të mbetemi në këtë gjumë të pafuqishëm përballë një ndryshimi drastik dhe të dëmshëm në shoqërinë tonë. Ne nuk duhet të mësojmë të jetojmë me fëmijët që kanë akses të papenguar në pornografi. Duhet ta ndalojmë!

*David Marcus është një kolumnist që jeton në New York City

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix19 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix19 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix19 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix19 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix19 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook