Lidhu me ne

Mix

Vezët, të skuqura apo të ziera – vlerat ballë për ballë

nga AgroWeb

Vezët janë një burim i mirë i vitaminës A, hekurit, seleniumit dhe proteinës. Foto: Flickr

Veza është një ushqim i pasur në ushqyes që gjen përdorim të larmishëm në kuzhinat tona.

Vezët mund t’i ziejmë, t’i skuqim, t’i rrahim e t’i përdorim në gatime të ëmbla, të kripura, e të ndërmjetme.

Kur vjen puna tek vlerat shëndetësore duhet të zgjedhim mënyrën më të mirë të servirjes së vezës.

Njerëzit janë të ndarë kryesisht në dy fronte: ata që e duan të zier  dhe ata që e duan të skuqur.

Vezët përmbajnë shumë proteina, ndaj ato janë më të preferuarat nga atletët dhe sportistët.

Vezët janë një burim i mirë i vitaminës A, hekurit, seleniumit dhe proteinës.

Mënyra e gatimit të vezës ka shumë rëndësi në përthithjen e ushqyesve dhe vlerave ushqimore.

Ndryshimi mes vezës së skuqur dhe të zier

Kaloritë dhe përmbajtja e yndyrës

Një vezë e zier fort përmban 77 kalori ndërsa një vezë e skuqur ka 90 kalori.

Një vezë e zier fort ofron 5 gramë yndyrna, 2 prej të cilave janë të ngopura.

Një vezë e skuqur ofron 7 gramë yndyrna 2 prej të cilave janë të ngopura.

Megjithatë në rastin e kësaj të fundit, nëse përdorni gjalpë, përmbajtja e yndyrnave rritet dhe po kështu kolesteroli.

Vlerat ushqyese

Zierja dhe skuqja e vezës e pajis organizmin me 6 gramë proteinë.

Si e skuqur, si e zier, veza të ofron 2-3 përqind të dozës ditore të kalçiumit dhe 10 përqind të fosforit, dy minerale të rëndësishme për shëndetin e kockave.

Për më tepër, sido ta gatuani, veza ofron 22 përqind të dozës së rekomanduar ditore të seleniumit që shërben si antioksidant.

Një vezë në ditë ofron 0.56 mikrogramë nga 2.4 mikrogramët e vitaminës B12 që duhet të konsumoni çdo ditë.

Ky ushqyes luan një rol kryesor në sistemin qendror dhe është thelbësor për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Shqetësimi i vetëm në krahasimin mes të dy llojeve të gatimit të vezës qëndron tek kolesteroli.

Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm.

Ekspertët thonë se  vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

Sipas të dhënave shkencore, ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetsor mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.

Këshilla për vezët e ziera.

Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook