Lidhu me ne

Mix

A janë vezët të dëmshme për kolesterolin? Ja sa mund të konsumoni në javë

A janë vezët të dëmshme për kolesterolin? Ja sa mundFOTO: WESTEND61 / GETTY IMAGES

Nëse ka diçka të cilën mjekët e paralajmërojnë shpesh tek pacientët me probleme kardiovaskulare apo me nivele të larta të kolesterolit, ajo lidhet me vezët dhe konsumimin e tyre të përditshëm. Një studim i fundit zbuloi se njerëzit që hanin deri në 12 vezë të ziera në javë kishin nivele të kolesterolit të ngjashme me personat që kishin një dietë ushqimore pa vezë. Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën shkencore të American College of Cardiology.

Në këtë eksperiment u përfshinë 140 njerëz me sëmundje zemre ose me risk të lartë për t’u prekur nga këto sëmundje, teksa u vendos që ata të konsumonin jo më shumë se dy vezë në ditë gjatë një jave. Eksperimenti zgjati katër muaj dhe studiuesit nuk panë efekt negativ në shëndetin kardiovaskular tek njerëzit që hanin vezë çdo ditë. “Konsumimi i 12 vezëve të ziera në javë nuk ndikoi negativisht në kolesterolin e tyre,” thotë mjekja Nina Nouhravesh.

Gjithashtu, rezistenca ndaj insulinës u përmirësua tek këta persona që hanin vezë çdo ditë. Njerëzit mbi 65 vjeç në këtë grup madje panë rritjen e kolesterolit “të mirë” dhe ulje të kolesterolit “të keq”.

A janë vezët të dëmshme për kolesterolin tuaj?

Të gjitha studimet e fundit i “shfajësojnë” vezët nga ky pretendim, kështu që rezultatet e këtij punimi janë kaq befasuese. “Vezët nuk janë armike të shëndetit, përkundrazi. Ato janë një burim i shëndetshëm i proteinave dhe lëndëve ushqyese dhe ju mund t’i shijoni sipas dëshirës në mënyrë të moderuar, ” thotë James O’Keefe, drejtor i kardiologjisë në Institutin e Zemrës në Cansas City.

“Në shkencë, ne jemi krenarë që ndryshojmë mendje. Këto janë studime të reja dhe të fuqishme, ndaj këshilla e vjetër ishte e gabuar dhe ne nuk turpërohemi për këtë,” vijoi ai.

Një vezë në ditë nuk lidhet me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare apo problemeve me nivelet e kolesterolit, ndaj mos hezitoni që t’i hani sipas dëshirës.

Burimi: Today

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix3 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix3 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix3 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix3 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix3 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix3 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix8 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix8 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook