Lidhu me ne

Mix

Pse dhimbja e shpinës përkeqsohet me kalimin e moshës, çfarë mund të bëni

Dhimbja e shpinës është ndër ankesat më tipike që vijnë me kalimin e moshës. Edhe pse nuk mund të parandalohet gjithmonë, të kuptuarit e shkaqeve mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll shqetësimet.

Por, çfarë fshihet pas shqetësimit, dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëni për ta larguar atë? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjet më poshtë.

Arsyet pse dhimbja e shpinës mund të përkeqësohet me moshën

Ekziston një listë problemesh që mund të shkaktojnë dhimbje në shpinë, shumë prej të cilave bëhen më të forta me kalimin e moshës. Disa nga shkaqet më të mundshme janë:

Dhimbje që lidhet me moshën

Pas dekadash pune të palodhur, pjesë të shtyllës kurrizore mund të fillojnë të konsumohen. Kjo ndodh në zona të shumta të saj, duke përfshirë disqet dhe nyjet, të cilat mund të manifestohen me dhimbje shpine.

Nga konsumimi, ka shumë të ngjarë që dhimbja të shfaqet kryesisht në pjesën e poshtme të shpinës. Për shkak se kjo zonë mban pjesën më të madhe të peshës tuaj.

Rritja e rrezikut për probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë dhimbje shpine

Konsumimi normal që ndodh me kalimin e moshës ndonjëherë mund të krijojë hapësirë për sëmundje kronike të shpinës. Disa nga shkaktarët më të zakonshëm përfshijnë:

Stenozën kspinale, ku palca kurrizore dhe nervat ngjeshen dhe shkaktojnë dhimbje të shpinës, qafës dhe dobësi në krahë ose këmbë.

Spondilolisteza, e cila ndodh kur një rruazë në shtyllën kurrizore pëson zhvendosje.

Artriti, ku kërci në shtyllën kurrizore bëhet i hollë dhe acarohet.

Një problem tjetër që ka më shumë gjasa të shfaqet është osteoporoza, ku kockat bëhen më të dobëta dhe më të brishta. Kjo mund të shkaktojë dhimbje nëse preken kockat në shtyllën kurrizore.

Mundësi më të mëdha lëndimi

Duke folur për osteoporozën, është e mundur që gjendja të shkaktojë fraktura të vogla të shtyllës kurrizore të quajtura mikrofraktura. Këto fraktura nuk ndodhin nga një aksident si rrëzimi, por mund të zhvillohen kur kockat në shtyllën kurrizore nuk janë mjaft të forta për të mbajtur peshën tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme.

Mikrofrakturat janë lëndimet e shumta që mund t’ju lëndojë shpinën.

Zakonet e jetesës jo të shëndetshme

Qëndrimi ulur për periudha të gjata mund t’i dobësojë muskujt e shpinës, duke ju bërë të prirur ndaj lëndimeve dhe qëndrimit jo korrekt. Shtimi në peshë, gjë që bëhet edhe më e zakonshme me kalimin e moshës, mund të shkaktojë tendosje të tepërt në shpinë dhe të çojë në dhimbje.

Si të trajtoni dhimbjet e shpinës që lidhen me moshën

Trajtimi varet nga shkaku kryesor i dhimbjes. Ndryshimet e stilit të jetesës zakonisht mund të jenë të dobishme, por ndonjëherë mund të nevojiten trajtime të tjera si mjekimi apo edhe kirurgjia.

Të tjera këshilla janë:

‌-Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj. Mbani shtyllën kurrizore sa më të drejtë të mundeni.

-Jini aktiv, pasi qëndrimi ulur i bën muskujt më të dobët, duke përkeqësuar kështu gjendejn tuaj.

-Përpiquni të bëni aktivitete për forcimin e shpinës dhe fleksibilitetin, si ngritja e peshave ose joga, por kini kujdes që t’i bëni në mënyrë korrekte.

‌-Aplikoni një krem në zonën ku ndjeni dhimbje, i cili është i përshtatshëm për trajtimin e inflamacionit.

-Konsideroni terapinë fizike. Një fizioterapist mund t’ju mësojë ushtrime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes tuaj.

-Bisedoni me mjekun tuaj për të marrë medikamente kundër dhimbjeve, që mund të lehtësojnë inflamacionin.

-Injeksionet steroide dhe procedurat invazive mund të ofrojnë lehtësim nëse dhimbjet janë shumë të forta.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook