Lidhu me ne

Temporal

A na bën mirë apo keq pirja e kafesë? E vërteta mbi një nga pijet më të diskutuara

Coffee as a health drink? – Harvard Gazette

Nga Franko Berrino

Por a është kafeja e keqe për zemrën? Gjykuar nga takikardia që përjetojmë kur pimë shumë kafe, dikush do të thoshte po. Por në realitet jo. Takikardia e nxitur nga kafeja, ndodh sepse kafeina e rrit prodhimin e hormoneve mbi–veshkore, ato të stresit.

Stresi shërben për të mbrojtur njeriun nga rreziqet e botës së jashtme:kur ka rrezik, zemra rreh më shpejt për të marrë ushqimin që i nevojitet muskujve, në rast se ka nevojë për të “ikur ose luftuar”, në një kohë që truri stimulohet të jetë vigjilent dhe i vëmendshëm. Me konsumin e kafesë këto efekte ndodhin, edhe pse nuk ka ndonjë rrezik të madh.

Megjithatë, një studim i madh i sapo–botuar, siguron që pirja e kafesë nuk shkakton aritmi të rrezikshme kardiake, për të cilën deri më sot dyshohej shumë. Sidomos dyshohej se ajo rristerrezikun e fibrilacionit atrial. Nga ana tjetër, çdo filxhan kafe shtesë në ditë duket se zvogëlon me 3 për qind rrezikun e aritmive, përfshirë fibrilacionin atrial.

Për më tepër, një meta-analizë e kohëve të fundit tregon se ata që pinë kafe vuajnë më pak nga goditja cerebrale, veçanërisht nga goditja trombotike, një ndërlikim i shpeshtë i fibrilacionit atrial. Edhe një meta-analizë e dhjetë studimeve prospektive ka zbuluar gjithashtu një reduktim të rrezikut të hipertensionit, një shkak tjetër i rëndësishëm i goditjes në tru:2 për qind më pak rrezik për çdo filxhan shtesë.

Projekti EPIC, që ndjek shëndetin e 500.000 njerëzve në 10 vende evropiane, kishte treguar tashmë shumë qartë se ata që pinë kafe jetojnë më gjatë, mbi të gjitha janë imunë nga vdekjet  parakohshme nga sëmundjet e sistemit tretës, ndërsa reduktohen edhe sëmundjet kardiovaskulare (3 për qind më pak për çdo filxhan kafe shtesë, por konsumimi i më shumë se 3 filxhanëve nuk duket se mbron më tej).

Një meta-analizë e 40 studimeve me më shumë se 400.000 vdekje në përgjithësi, sugjeron se sasia ideale është 3 filxhanë një ditë, dhe e redukton në total me 15 për qind vdekshmërinëe hershme. Megjithëse kafeja e rrit ndjeshëm sheqerin në gjak, ajo me sa duket nuk i dëmton diabetikët.

Kështu, një tjetër meta-analizë e 10 studimeve të ardhshme, me një total prej më shumë se 80.000 diabetikësh, tregoi se ata që pinë më shumë kafe, rreth 4 filxhanë në ditë, sesa ata që nuk e pinë fare kafenë, e ul me 21 për qind vdekshmërinë, dhe specifikisht vdekshmërinë kardiovaskulare me 40 për qind.

Kafe mund të pinë edhe ata që kanë pasur një atak në zemër. Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se ajo e përmirëson prognozën. Por në Itali, gjërat shkojnë ndryshe. Dega italianee projektit EPIC tregon se me rritjen e konsumit të kafesë, rritet rreziku i sulmit në zemër apo në çdo rast i dëmtimit të arterieve koronare që kërkojnë ndërhyrje të rivaskularizimit (unaza, bypass).

Rreziku rritet me 18 për qind për 1 ose 2 filxhanë në ditë, 37 për qind për 2-4 filxhanë, 52 për qind për pesë filxhanë ose më shumë. Po pse këto dallime? Supozohet se kjo ndodh për shkak të mënyrës së ndryshme të përgatitjes së kafesë:e filtruar në Evropën Veriore, ekspres ose moka në Itali.

Në përgjithësi, kafeja rrit kolesterolin dhe trigliceridet. Por ata që pinë kafe të filtruar kanë nivele më të ulëta të kolesterolit LDL në gjak sesa konsumuesit e kafesë ekspres, megjithëse jo të gjitha studimet janë të qëndrueshme. Kafeja e filtruarn ruan një substancë – cafestol – e cila ka efekte toksike, duke ndryshuar nivelin e yndyrnave në gjak.

/ “Corriere della Sera”

MË TEPËR

Mix3 minuta më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Mix5 minuta më herët

Ditët e aktrimit të Meghan Markle kanë mbaruar, sipas ekspertit mbretëror!

Meghan Markle tashmë nuk ka më në plan t’i rikthehet aktrimit, pavarësisht nga marrëveshjet e saj të vazhdueshme me Netflix,...

Mix6 minuta më herët

6 prerjet e flokëve për gra që do të jenë trendi i këtij sezoni!

Dëshironi të ndryshoni pamjen tuaj për këtë sezon? Ja modelet e flokëve për femra që do të vendosin trendin gjatë...

Mix9 minuta më herët

Simon Cowell zbulon arsyen se pse detyrohet të mbajë syze me ngjyrë të kuqe!

Manjati i muzikës, Simon Cowell, 64 vjeç, së fundmi ka treguar se përse shihet shpesh me syze me ngjyrë të...

Mix10 minuta më herët

Ju bien flokët: 8 arsye i gjeni këtu!

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e...

Mix16 minuta më herët

ASUS Zenfone 11 Ultra: tre veçori të reja të AI

Rreth një muaj më parë, ASUS njoftoi Zenfone 11 Ultra me ekran AMOLED dhe procesor Snapdragon 8 Gen 3 Sot,...

Mix18 minuta më herët

NUCA: Kamera e AI që zhvesh këdo në 10 sekonda

NUCA është një prototip eksperimental i kamerës 3D që gjeneron në çast një nudo të çdo subjekti me inteligjencë artificiale....

Mix20 minuta më herët

Edge 50 Pro: Motorola zbulon xhevahirin e saj të ri që rikarikohet në vetëm 18 minuta

Motorola sapo ka prezantuar Edge 50 Pro të saj të re, një pajisje me gamë të mesme të lartë që...

Mix25 minuta më herët

3 gjërat që njerëzit e lumtur i kanë prioritet në jetë

Arthur C. Brook është autor i disa librave, por njëherësh edhe pedagog i lëndës së lumturisë në Univeristetin e Harvardit....

Mix30 minuta më herët

Victoria Beckham zbulon pijen që e mban në formë

Pas fizikut të patëmetë të Victoria Beckham duket se fshihet uthulla e mollës. Ish- Spice Girl dhe stilistja britanike zbuloi...

Facebook