Lidhu me ne

Mix

A duhet të zgjohemi herët për të qenë më të suksesshëm?

A duhet të zgjohemi herët për të qenë më të
Shumë sipërmarrës dhe CEO të profilit të lartë dhe shumë të suksesshëm ngrihen në agim – ose më herët – për të filluar oraret e tyre të ngjeshura.

Sipas një sondazhi të ri në SHBA 64% e liderëve të suksesshëm të biznesit zgjohen jo më vonë se ora 6 e mëngjesit.

Këtu janë oraret më të njohura të zgjimit:

Ora 6 e mëngjesit (37% e të anketuarve)

5 e mëngjesit (27%)

7 e mëngjesit (22%)

8 e mëngjesit (5%)

4 të mëngjesit ose më herët (5%)

A ia vlen të sakrifikoni gjumin?

Shkencëtarët e gjumit janë të bindur se njerëzit kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, pavarësisht sa herët duhet të zgjoheni për punë. Gjumi i duhur gjatë natës mund të përmirësojë shëndetin tuaj fizik dhe mendor, duke ju bërë edhe më produktivë. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos thotë se ai fle tetë orë gjumë, sepse kjo i jep atij energji dhe e ndihmon të “mendojë më mirë”.

Disa ekspertë argumentojnë se njerëzit priren të jenë më produktivë në orët e hershme të mëngjesit, thjesht sepse ka më pak shpërqendrime në ato momente. Kjo është ndjenja që Tim Cook ka ndarë në të kaluarën për të shpjeguar zakonin e tij të ngritjes herët.

“Unë mund ta kontrolloj mëngjesin më mirë se mbrëmjen dhe ditën” , tha CEO i Apple në një intervistë të vitit 2021. “Gjërat që ndodhin gjatë ditës të zhgënjejnë.”

Gjeni një rutinë që funksionon

Disa CEO pëlqejnë të përdorin mëngjeset e tyre si orë pune të pandërprera. Për shembull, CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka thënë se ai zakonisht shikon “email-et kritike” gjysmë ore pas zgjimit – megjithëse ky është një zakon që ai tani thotë se po përpiqet ta ndryshojë.

Të tjerë i japin përparësi shëndetit. Cook i ndan mëngjeset e tij mes leximit të komenteve të përdoruesve për produktet e Apple dhe stërvitjes në palestër: Një stërvitje “e mban larg stresin tim”, tha ai për “Axios on HBO”.

Shkenca e mbështet këtë: Psikologu Joel Dvoskin tha së fundmi për CNBC se njerëzit mund të përmirësojnë produktivitetin dhe shëndetin mendor duke shijuar një kohë të qetë në mëngjes herët dhe duke u angazhuar në aktivitet fizik para punës

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook