Lidhu me ne

Radar

Ghislaine Maxwell jep intervistën e parë nga burgu, thotë se fotoja e Princit Andrew me 17-veçaren është e rreme (Video)

Ghislaine Maxwell, e dënuar si trafikante seksi ka pohuar se ajo ‘nuk e kujton’ takimin e Princit Andrew dhe Virginia Guiffre dhe se fotografia famëkeqe e tyre së bashku është e rreme.

Në një intervisrë ekskluzive për Daily Mail të dielën, në të parën deklaratë që kur u burgos, Maxwell, 61 vjeçe, ka këmbëngulur se nuk i kujtohet që dyshja të kenë kaluar kohë së bashku në Britani apo SHBA.

Fotoja famëkeqe e çiftit, e cila thuhet se është marrë në mars 2001 në apartamentin e Maxwell, është dhënë nga zonja Guiffre për Daily Mail të dielën në shkurt 2011.

Zonja Guiffre, më parë Roberts, pretendoi se ishte detyruar të bënte seks me Princin kur ishte 17 vjeç, pasi ishte trafikuar nga pedofili i dënuar Jeffrey Epstein, i cili në vitin 2019 u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Nju Jork.

Në intervistë Maxwell thotë: “Nuk mbaj mend që ata të jenë takuar. Dhe nuk mendoj se kjo foto është e vërtetë. Është false. Nuk besoj se është e vërtetë për asnjë çast, në fakt jam i sigurt se nuk është. Nuk ka pasur kurrë një origjinal, nuk ka asnjë fotografi”, tha ajo për Daily Mail.

Ajo shtoi: “Nuk ka asnjë origjinal të asaj fotografie, vetëm kopje të kopjeve dhe pjesë të saj, sipas disa ekspertëve, duken sikur janë përpunuar në fotoshop. Nuk e mbaj mend në shtëpinë time”, sipas Daily Mail.

Intervista vjen ndërsa Princi Andrew do nisë një përpjekje dramatike për të përmbysur marrëveshjen shumëmilionëshe që ai arriti me zonjën Guiffre në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë pretendimet e saj për sulm seksual dhe ndoshta të sigurojë një falje.

Duka i Jorkut ka nisur të lëvizë pasi zonja Guiffre hoqi dorë nga padia kundër ish-avokatit të Epstein, Alan Dershowitz vitin e kaluar, të cilin ajo gjithashtu e akuzoi për sulm seksual.

Ajo tha se ‘mund të ketë bërë një gabim’ në identifikimin e tij.

Maxeell, e cila po vuan një dënim 20-vjeçar për blerjen e vajzave për të dashurin e saj të ndjerë dhe trafikantin seksual Jeffrey Epstein, tha se ‘është plotësisht e mundur’ që Andrew të takonte Virxhinian teksa ajo udhëtonte me Epstein.

MË TEPËR

Kryesore15 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix2 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix2 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar2 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix2 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix2 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix2 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix2 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook