Lidhu me ne

Mix

Gjithçka që duhet të dini për serinë e re Samsung Galaxy S23

Whatsapp Image 2023 02 14 At 2.33.19 Pm (1)

Pas panairit CES në Las Vegas, fillimi i muajit shkurt në botën e teknologjisë u shënjua nga eventi Samsung Unpacked ku u prezantua seria më e fundit e telefonave inteligjentë Galaxy S23. Seria përbëhet nga Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe sigurisht modeli Galaxy S23 Ultra. Ne po ju tregojmë disa nga veçoritë kryesore.

Kamera për të fotografuar ditën dhe natën

Sistemi i kamerave është një nga funksionet e para që përdoruesit shohin në një telefon të ri. Seria Galaxy S23 vjen me kamera të përmirësuara dhe risia kryesore është sensori Adaptive Pixel 200MP në modelin Galaxy S23 Ultra, që kap çdo moment me saktësi të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, është përmirësuar funksioni Nightography, i cili ju ndihmon të krijoni fotografi të ndritshme, plot ngjyra dhe me cilësi të lartë nga agimi në muzg. ‘Zhurma vizuale’ që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët tashmë korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave.

Duke ditur se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 ka prezantuar fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. E për ata që i kushtojnë pak më shumë vëmendje fotografisë, aplikacioni Expart Raw në pajisjet Galaxy sjell opsione profesionale editimi në format RAW dhe JPEG, ndërsa S Pen që gjendet në modelin Galaxy S23 Ultra do t’ju ndihmojë gjatë përpunimit të fotove. Gjithashtu, në kuadër të këtij aplikacioni ekziston një opsion i ri i quajtur Astrophoto për të kapur pamje të qarta të Rrugës së Qumështit, planeteve dhe yjeve, pa pasur nevojë për pajisje profesionale.

Performancë premium dhe siguri

Seria Galaxy S23 fuqizohet nga platforma e re Snapdragon® 8 Gen 2. Kjo është platforma më e fuqishme dhe efikase ndonjëherë në një smartphone Samsung Galaxy  dhe Snapdragon më i shpejtë i disponueshëm deri më sot. Për sa i përket baterisë, Galaxy S23 Ultra vjen me një bateri 5000 mAh, Galaxy S23 me 3900 mAh dhe Galaxy S23+ me 4700 mAh.

Siguria është gjithashtu një element i rëndësishëm i serisë Galaxy S23. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox, i cili ka marrë më shumë certifikata nga qeveria dhe industria se çdo pajisje, platformë ose zgjidhje tjetër celulare në treg. Për një nivel më të lartë sigurie, Knox Vault, i cili u prezantua për herë të parë në serinë Galaxy S21, mbron informacionin kritik në serinë Galaxy S23 duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e pajisjes, përfshirë sistemin operativ, për mbrojtje shtesë.

Dizajnuar duke pasur në fokus planetin

Dizajni i mrekullueshëm simetrik i Samsung rikthehet me një ndryshim të madh në këtë seri të re: përdorimi i materialeve të ricikluara dhe që nuk dëmtojnë mjedisin. Seria Galaxy S23 përmban gjithsej 12 komponentë që janë bërë nga materiale të ricikluara, gjë që i bën ata smartphone-t më të qëndrueshëm Samsung deri më sot. Për shembull, xhami mbrojtës Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 përmban 22% materiale të ricikluara pa kompromentuar cilësinë dhe rezistencën. Përpunuar me xham të ricikluar dhe film PET dhe ngjyruar me ngjyrues natyrorë, secili telefon është i futur në një kuti të përbërë nga letra e ricikluar dhe film mbrojtës me bazë letre. Përveç kësaj, seria Galaxy S23 ka fituar certifikimin UL ECOLOGO®, i cili konfirmon më tej se këto pajisje kontribuojnë në ruajtjen dhe krijimin e një planeti më të shëndetshëm.

Vëmendjen e madhe ndaj detajeve e tregon edhe paleta e bukur e ngjyrave. Seria Galaxy S23 vjen në katër nuanca mat të frymëzuara nga natyra: E gjelbër, krem, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshme.

Telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S23 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi nga partnerët e autorizuar të shitjeve të Samsung në periudhën nga 01.02.2023. deri më 16.02.2023** dhe përfitoni nga një ofertë speciale. Me blerjen e Serisë Galaxy S23 gjatë periudhës së promovimit, të gjithë përdoruesit privatë dhe të biznesit që blejnë një pajisje nga seria Galaxy S23 do të marrin një model me memorie të dyfishtë (X2)* me çmimin e variantit bazë. Më shumë informacion mund të gjeni në linkun.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook