Lidhu me ne

Radar

10 orë në tren, pa telefon. Si u bë udhëtimi sekret i presidentit Joe Biden në Ukrainë!

10 orë në tren, pa telefon. Si u bë udhëtimi sekret i

Ishte një udhëtim i guximshëm pothuajse i padëgjuar për një president amerikan.

Duke u shfaqur në një zonë lufte nën sulme të rregullta, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e përshkruajnë vizitën e papritur të Joe Biden në kryeqytetin e Ukrainës Kiev si “të paprecedentë në kohët moderne”.

Ata thonë se udhëtimet e mëparshme presidenciale në Irak dhe Afganistan gjatë kohës së luftës kishin mbështetjen e një pranie të madhe ushtarake amerikane.

Dhe pavarësisht spekulimeve të përhapura në mesin e trupave të shtypit se zoti Biden mund të planifikonte një udhëtim në Ukrainë ndërsa ishte në Poloni, vizita sërish i befasoi të gjithë.

Prania e tij krah presidentit Volodymyr Zelensky në zemër të Kievit nën tingujt e sirenave të sulmit ajror, është një deklaratë më e fortë se çdo gjë që ai mund ta thotë me fjalë.

Zoti Biden kishte planifikuar të fluturonte nga SHBA në Varshavë të hënën në mbrëmje, për një udhëtim dy-ditor.

Gazetarët në konferencat e përditshme të shtypit të Shtëpisë së Bardhë kanë pyetur vazhdimisht për një vizitë. Na u tha se nuk kishte asnjë takim të planifikuar me Z. Zelensky dhe asnjë ndalesë të planifikuar jashtë Varshavës “për momentin”.

Vendimi përfundimtar për të bërë udhëtimin në Kiev u mor të premten, edhe pse ishte planifikuar prej muajsh.

Të dielën, orari zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tregonte se presidenti nisej për në Varshavë në orën 19:00 të hënën në mbrëmje. Në fakt, Air Force One u ngrit në orën 04:15 të dielën në mëngjes.

Në bord ishte një ekip i vogël qëllimisht i ndihmësve të tij më të afërt, një ekip mjekësor dhe oficerë sigurie.

Vetëm dy gazetarë u lejuan të udhëtonin me presidentin. Ata ishin betuar për fshehtësi dhe iu morën celularët. Ata nuk u lejuan të raportojnë vizitën deri pasi zoti Biden kishte mbërritur në Kiev.

Rusia u njoftua për udhëtimin disa orë para nisjes së zotit Biden, sipas këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Ai tha se SHBA veproi kështu për të shmangur ndonjë konflikt.

“Unë nuk do të flas për mënyrën se si ata u përgjigjën ose cila ishte natyra e saktë e mesazhit tonë, por mund të konfirmoj se ne kemi i kemi njoftuar”.

Presidenti Biden më pas kaloi 10 orë në një tren për të shkuar në Kiev. Ai mund të kishte vizituar vende të tjera brenda Ukrainës që do të kishte qenë më e lehtë për t’u arritur, por ai donte të bënte vetë udhëtimin simbolik në Kiev.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook