Lidhu me ne

Radar

Po u rizgjodha president e ndaloj luftën në Ukrainë brenda pak orësh – Donald Trump


Ukraina ka pohuar ‘dominimin e plotë’ mbi SHBA-në, tha të premten ish-presidenti Donald Trump gjatë një interviste me Glenn Beck. Ish-presidenti sugjeroi gjithashtu se Kievi mund të jetë fajtori i vërtetë pas shkatërrimit të tubacioneve ruse Nord Stream tetorin e kaluar.

Duke komentuar raportin e fundit të gazetarit veteran amerikan Seymour Hersh, i cili sugjeroi se tubacionet ishin në shënjestër të Uashingtonit në një operacion klandestin të urdhëruar drejtpërdrejt nga Presidenti Joe Biden, Trump nuk përjashtoi përfshirjen e SHBA-së, por hodhi poshtë akuzat se Moska i shkatërroi vetë tubat.

“Epo, mund të kishim qenë ne, apo mund të ishte Ukraina, dhe mund të ishte një vend i palës së tretë që dëshiron të shohë telashe. I vetmi grup që nuk ishte është Rusia…Ky është burimi kryesor i të ardhurave masive për ta. Ata nuk e hodhën në erë për të vënë në dukje një pikë. Kjo është e vetmja gjë që mund t’ju them me siguri”, tha Trump, duke shtuar se ‘për çdo gjë fajësohet Rusia’ nga njerëzit ‘e sëmurë’.

SHBA-ja mund të ketë qenë ‘duke punuar së bashku’ me Ukrainën për të synuar tubacionet, sugjeroi ish-presidenti.

“Ne u kemi dhënë atyre ndoshta 150 miliardë dollarë dhe Evropa nuk u ka dhënë pothuajse asgjë,” shtoi ai.

Në fillim të kësaj jave, Trump, i cili po kërkon të zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, u zotua se do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda disa orësh nëse ai do rikthehet përsëri në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti ka fajësuar gjithashtu ‘luftënxitësit e globalistët ‘America Last’ në Departamentin e Shtetit, Pentagon dhe ‘kompleksin industrial të sigurisë kombëtare’ për nxitien e armiqësive.

“Unë isha i vetmi president që hodhi poshtë këshillat katastrofike të shumë gjeneralëve, burokratëve dhe të ashtuquajturve diplomatë të Uashingtonit që dinin vetëm si të na futnin në konflikte,” tha ai në një video të fushatës të publikuar të martën.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook