Lidhu me ne

Kioske

Miti i Ramës “së pathyeshëm” u shkërmoq nga “dosja McGonigal”

Miti i Ramës “së pathyeshëm” u shkërmoq nga

Alfred Lela

Kryeministrit Rama mund t’i bëhen të panumërta deklaratat apo batutat ku e sintetizon, si veten ashtu dhe Partinë Socialiste që drejton si ‘të pathyeshëm’. Kur e krahason veten me rivalin, dhe forcën që drejton me Partinë Demokratike në opozitë, ai gjithmonë flet për apokalipsin që do të vijë për ta dhe, se si, pas zgjedhjeve të radhës, ai do të jetë Noeja që do të dalë në brigjet e fitores.

Kjo mujshari (bullizëm) e ka bërë z. Rama të krijojë perceptimin publik se është politikisht i pathyeshëm, dhe se ka një mbështetje transversale në elektoratin shqiptar. Duke luajtur liderin e fortë dhe kundrathënës (kontroversial), ai vetëm rrallë e ka reduktuar veten dhe PS në një përunjësi të rrejshme, të tipit ‘nuk jemi më të mirët, por nuk ka më të mirë se ne’.

Ndër teknikat e tjera të komunikimit, e preferuara e tij ka qenë ndërtimi i gogolit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, por kjo ka humbur shpesh në konsideratën e përgjithshme se është luftë politike dhe rrjedhimisht normale. Duke thënë “jam më i mirë në krahasim me ta”, Rama ka nënkuptuar se nuk është domosdoshmërisht më i fortë, dhe ky ‘moralitet’ i ka hyrë në punë sa herë ka patur kriza apo skandale në qeverisje. Në kohë paqeje ai ka zgjedhur përherë mujsharinë.

Përtej çdo linje tjetër veprimi dhe ligjërimi politik, “lideri i pamposhtur” ka qenë dhe mbetet kryesorja. Me lider të fortë ai nuk ka nënkuptuar muskujt politikë, pra fizikalitetin, numeralitetin apo çdo lloj epërsie lëndore, por sidomos atë jo lëndore, pra mendjen (e hollë). Rama e ka ndër të parapëlqyerat simbolikën e lojës së shahut, duke huazuar shëmbëlltyra nga disa doracakë të ‘artit të luftës’ nga Sun Tzu e Makiavelli e deri te autorë të modernitetit. Në shah, Rama, të paktën sipas Ramës, është “disa lëvizje para kundërshtarit”. Ai lideri finok që e njeh kundërshtarin, por edhe punon për ta mundur atë. Kjo narrativë e “liderit të pathyeshëm”, që huazon nga gurra popullore ku pi ujë miti i Enver Hoxhës ndër shqiptarë, bashkon në një komandantin në kohë lufte- që marshon përmes dimrave plot me gjermanë- dhe udhëheqësin në kohë paqeje -që ndërton vendin dhe, hazërxhevap, u gjegjet armiqve të brendshëm e të jashtëm.

Ky lidership, me narrativë por pa thelb, jo rrallë impresionoi edhe kritikët apo kundërshtarët politikë të kryeministrit. Nën zë ose hapur, performanca politike “superiore” e tij merrej si e mirëqenë dhe e pa rivalizueshme.

U desh që Amerika të lëshonte mbi Shqipëri një Little Boy “atomik” në formën e “dosjes McGonigal”, që të kuptohej se fuqia e Edi Ramës ishte kallpe. Edhe pse gjindja politike ka patur parasysh shumë raste, jo të fuqisë por të dobësisë së Ramës, gjithmonë gjërat që vijnë nga jashtë pranohen si aksioma. Dosja na zbuloi se Edi Rama është, në fakt, një politikan i dobët, të cilin e tmerron kundërshtari dhe për këtë bën çmos që ta mundë atë jo në fushë, por jashtë saj, jo me rregulla, por me dredhi, jo me garë, por me majekrahi politik. E bën këtë edhe kundër logjikës së shëndoshë (common sense në anglishten e mikut të tij McGonigal), dhe shkon deri aty sa përfshin edhe një agjensi amerikane të ligjzbatimit, njëfarë Graali të shenjtë, që e ka marrë namin sa nga kinemja aq nga historia e punës në terren, në lojën e tij politike. Paradoksalisht, karma is a bitch, right?, një lojë që e nisi si shah nuk i doli më shumë se një tavëll e rëndomtë; nga ato që, si adoleshent apo fëmijë, shihte përmbi supet e më të rriturve në Tiranën e viteve ’80. Miti i liderit të fortë ra në pusin e errët të “dosjes McGonigal” dhe, sikur asgjë tjetër të mos dalë prej rrapëllimës që bëri kova si kokë Zeusi kallp, do të jetë dijenia për pasigurinë dhe frikën që Edi Rama ka ndaj kundërshtarit. Asgjë tjetër veç panikut nuk e detyron një politikan në demokaci që të synojë eleminimin e kundërshtarit me metoda parapolitike.  

Rekrutimi i Charles McGonigal nuk ishte shenja e parë e kësaj metodologjie cinike dhe jodemokratike të Edi Ramës. Skuadriljet e të fortëve që futi në Parlament apo i veshi kryebashkiakë, partneriteti që u dha kriminelëve lokalë në menaxhimin e fushatave zgjedhore, siç u pa në dosjet e Durrësit dhe të Dibrës, ndërrimi i Kodit elektoral duke shpërfillur dhe mashtruar opozitën, ishin garnitura e asaj që po përgatitej në hije. Rrënimi i kundërshtarit politik, të cilit do t’i tatuoheshin dy damka të padurueshme: forcë pro-ruse dhe anti-amerikane.

Fakti që këtë mund të përmbyllte shefi i një partie (Socilaiste, e Punës, Komuniste) që pro-sovjetizmin dhe anti-amerikanizmin i ka ushtruar për të paktën 45 vjet, do të kishte qenë një cinizëm i pashoq i historisë. Në fund, hakmarrja e lirisë kundër armiqve të saj, futet në skenë dhe, personazhin dramatik, liderin me skeptrin e të pamposhturit, e kthen në një burrë që luan tavëll. Në kokë ka një kapele me tri shkronja: FBI. Shokëve të lojës u thotë: ma ka dhuruar Charlie. Netflix ka bërë një dokumentar, a e keni parë? Ndryshe nga aktpadia ku përmendesha 14 herë, në serial vetëm 2Bah!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook