Lidhu me ne

Radar

“Yuri Kim s’ka të drejtë dhe moral të flasë”, Berisha: Uroi Ramën për zgjedhjet më të vjedhura në histori

“Yuri Kim s’ka të drejtë dhe moral të

Kryetari i PD, Sali Berisha i është drejtuar ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim që të mos flasë për zgjedhjet në Shqipëri, pasi sipas tij nuk ka të drejtë dhe as moral për ta bërë një gjë të tillë. 

Duke folur nga Mallakastra, Berisha tha se ambasadorja amerikane uroi Edi Ramën për 25 prillin 2021, sipas tij, zgjedhjet më të vjedhura në histori. 

BerishaAta që u përpoqën të ju tradhëtojnë ju, të ju futin thikën ju, ata kanë përfunduar dhe do të përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën, i paguar nga Edi Rama.

Ja ku është Lulzim Brava, i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja Amerikane. Tani i them, zonjë ja ku e ke, një kalbësirë politike, merre. Kundër PD-së, kundër jush, kundër demokratëve, u vërsul me të njejtën egërsi si McGonigal, Mcgonigali me fustan që quhet Yuri Kim.

Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. Tani do i them nja dy fjalë këtu se nuk dua të ndalem; nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund të ju shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin.

Shqiptarët kanë shumë probleme, por një gjë, ai që lexon çdo të huaj, ata përshkruajnë që janë inteligjentë, nuk ua hedh dot, të duket se ua hedh, por askush nuk  ua hedh atyre.

Pra a është kjo demokratë e demokrate, saga e një qëndrese të jashtëzakonshme që do të ju bëjë  krenarë ju dhe fëmijët tuaj në brezat që vijnë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook