Lidhu me ne

Radar

Trump padit ish-avokatin Michael Cohen, kërkon më shumë se 500 milionë dollarë dëmshpërblim


Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paditur Michael Cohen duke kërkuar më shumë se 500 milionë dollarë dëmshpërblim, duke thënë se ish-avokati i tij dëmtoi reputacionin e tij duke përhapur gënjeshtra rreth tij dhe duke lëshuar informacione konfidenciale që kontraktualisht dhe ligjërisht kërkohej t’i mbante sekret.

Padia, e cila u ngrit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Miami, akuzon Cohen për shkelje të privilegjit avokat-klient dhe shkelje të një marrëveshjeje konfidencialiteti ‘me qëllime dashakeqe dhe për qëllime tërësisht vetëshërbyese’.

Deklarata vjen një javë pasi Trump u arrestua me një padi penale me 34 pika në Neë York City, ku Cohen pritet të shërbejë si dëshmitar kryesor i akuzës se shefi i tij i atëhershëm falsifikoi të dhënat e biznesit për të mbuluar shkeljet e ligjeve zgjedhore gjatë kohës së fushatës presidenciale 2016.

Cohen filloi të shkelte detyrën e tij të besimit si avokat i Trump dhe të shkelte marrëveshjen e tij të konfidencialitetit rreth vitit 2018, kur ai po përballej me akuza federale për evazion fiskal, mashtrim dhe shkelje të financimit të fushatës, pretendon padia.

Shkeljet më ‘të rënda’ ndodhën në dy librat e Cohen dhe podcast-in e tij, thuhej në dosje. Ai gjithashtu bëri paraqitje të shumta në media, duke akuzuar Trump si racist dhe duke sugjeruar se ai mund t’i dorëzonte sekretet shtetërore armiqve të Amerikës për të shmangur ndjekjen penale.

Padia pretendonte se Cohen përdori informacione të brendshme për Trump dhe ‘deklarata të shumta nxitëse dhe të rreme’ për t’u pasuruar padrejtësisht. Ai gjithashtu dyshohet se i mbivlerësoi shpenzimet e tij si punonjës i Trump, duke pretenduar 74,000 dollarë në kosto fiktive.

Një pagesë prej 130,000 dollarësh që Cohen dyshohet se i bëri aktores së filmave porno Stormy Daniels në emër të Trump, është në qendër të çështjes penale të Nju Jorkut kundër ish-presidentit. Prokurorët pretendojnë se Trump raportoi në mënyrë të rreme koston si një shpenzim ligjor.

Padia e Trump pretendonte se Cohen vendosi vetë të paguante Daniels për të heshtur në lidhje me pretendimet e saj për një lidhje me manjatin miliarder të pasurive të paluajtshme. Trump tha se ai u mbështet në këshillën ligjore të Cohen dhe veproi nga dëshira për të mbrojtur familjen e tij nga ‘pretendimet dashakeqe dhe të rreme’ nga Daniels.

Cohen i tha CBS News në fillim të këtij muaji se aktakuza kundër Trump ka të bëjë me përgjegjësinë. “Unë nuk duhet të mbaj përgjegjësi për veprat e pista të Donald Trump,” tha ai. Ai shtoi se ish-presidenti dhe ‘ata në orbitën e tij’ duhet të mbajnë përgjegjësinë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook