Lidhu me ne

Sport

Nga LeBron James te Toto Wolff, cilët janë miliarderët e rinj në sport

Në fund të shkurtit, shanset për t’u kualifikuar të Los Angeles Lakers në fazën e ardhshme të playoff ishin vërtet të pakta.

Ajo renditej në një nga vendet e fundit në turneun play-in dhe LeBron James vuante nga një dëmtim në këmbë që mund ta kishte mbajtur jashtë fushës së lojës.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi. Për mrekulli, James u rikthye në fushë, pasi një mjek i pati thënë se “po shërohej më shpejt se kushdo tjetër nga ai lëndim”.

Lakers fituan tre nga katër ndeshje, dhe tani, kualifikimi në playoff mund të vijë me disa ndeshje të mbetura.

Kjo është vetëm një nga të fundit sipërmarrje të mëdha (sportive dhe jo vetëm) të LeBron James që kur hyri në NBA në vitin 2003.

Në qershor të vitit të kaluar, për shembull, ai hyri në klubin e miliarderëve të Forbes, duke u bërë, së bashku me Tiger Woods ndër atletët e parë që arrinin një pasuri neto miliardere, ndërsa ishin ende aktivë në botën e sportit.

Pasuritë e James dhe Woods bazohen në fitime të larta prej më shumë se dy dekadash, të fituara si në fushë, edhe me marrëveshje sponsorizimi. Me kalimin e viteve, ata investuan një pjesë të këtyre fitimeve, për të ndërtuar një portofol të madh investimesh.

Në klasifikimin botëror të miliarderëve të vitit 2023 janë 12 hyrje të reja, të cilët kanë fituar një pozicion, falë biznesit të tyre në botën e sportit.

Në veçanti, 12 miliarderët e rinj duhet të jenë falënderues ndaj rritjes së lartë të të ardhurave nga të drejtat televizive, të cilat kanë ngritur në qiell vlerat e ekipeve dhe pagat e sportistëve.

Vitin e kaluar, 94 nga 100 emisionet televizive më të ndjekura në SHBA ishin aktivitete sportive. Dhe bëni kujdes: këtu nuk është përfshirë vlera e sjellë nga mediat e reja, si Netflix, e cila e bëri miliarder Toto Wolff, team principal dhe bashkëpronar i Mercedes-AMG Petronas F1.

Kjo edhe falë ndikimit të dokumentarit me seri Drive to Survive mbi skuderitë e Formula 1.

Duhet thënë se për shumë, të qenët pronar i një ekipi sportiv po bëhet një burim i rëndësishëm në një dinasti familjare.

Biznesmeni Mark Davis, pronar i Las Vegas Raiders, biznesmenia Amy Adams Strunk i Tennessee Titans dhe tre fëmijët e pronarit prej një kohe të gjatë të New York Yankees, George Steinbrenner, kanë trashëguar të gjithë pronësinë e ekipeve të tyre përkatëse, ndërkohë që bëjnë karrierë dhe kanë arritur suksese të ndryshme.

Megjithatë, që nga marrja në dorëzim, ata kanë arritur kthime dyshifrore, duke dëshmuar se triumfi në botën e sportit nuk është i lidhur ngushtë me suksesin sportiv.

Ndryshe nga paqëndrueshmëria e tregut të aksioneve – e cila ka prekur shumë miliarderë vitin e kaluar – vlerat dhe fitimet e arritura në botën e sportit gjithashtu do të priren të rriten në të ardhmen: lajm i mrekullueshëm si për këta 12 miliarderë të rinj, edhe për ata që do të vijnë…

Lista e 12 miliarderëve të rinj në botën e sportit në vitin 2023

#1. Robert “Woody” Johnson
pasuria neto: 3,4 miliardë dollarë
pronar i New York Jets (futboll amerikan)

#2. Larry Tanenbaum
pasuria neto: 2 miliardë dollarë
zotëron aksione të: Toronto Maple Leafs (hokej), Toronto Raptors (basketboll), Toronto FC (futboll), Toronto Argonauts (futboll)

#3. Davide Blitzer
pasuria neto: 1,9 miliardë dollarë
zotëron aksione të: Cleveland Guardians (bejsboll), Real Salt Lake (futboll), Philadelphia 76ers (basketboll), New Jersey Devils (hokej), Crystal Palace (futboll), Pittsburgh Steelers (futboll amerikan)

#4. Marco Davis
pasuria neto: 1,9 miliardë dollarë
pronar i Las Vegas Raiders (futboll amerikan)

#5. Amy Adams Strunk
pasuria neto: 1,7 miliardë dollarë
pronare e Tennessee Titans (futboll amerikan)

#6. Irving Grousbec
pasuria neto: 1,6 miliardë dollarë
pronar i një pjese (30%) të Boston Celtics (basketboll)

#7. Hal Steinbrenner, Jennifer Steinbrenner Swindal dhe Jessica Steinbrenner
pasuria neto 1,3 miliardë dollarë secili, pronarë të Ney York Yankees (bejsboll) dhe NewYork FC (futboll)

#8. Tiger Woods
pasuria neto: 1,1 miliardë dollarë
Sport: Golf

#9. LeBron James
pasuria neto: 1 miliard dollarë
Sport: Basketboll

#10. Toto Wolff
pasuria neto: 1 miliard dollarë
Sport: Formula 1 – autor i serialit televiziv Netflix Drive to Survive dhe team principal dhe CEO i Mercedes-AMG Petronas F1

Forbes

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore4 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix4 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix4 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook