Lidhu me ne

Mix

Ku është sot Lorena Forteza/ Si u zhduk modelja që çmendi të gjithë tek “Il Ciclone”

ciclone

Aktorja dhe ish-modelja kolumbiane, Lorena Forteza sot është 47 vjeçe. Ajo njohu kulmin e karrierës së saj në gjysmën e dytë të viteve 90-të falë filmit “Il Ciclone” (Cikloni) të Leonardo Pieraccioni. Më pas çuditërisht ajo u shkëput nga bota e spektaklit dhe u tërhoq pothuajse tërësisht në jetën e saj private.

Në filmin kult, ajo luan rolin e Katerinës, një kërcimtare flamengo spanjolle, e cila së bashku me grupin e saj përfundojnë rastësisht në fermën e protagonistit, Levante. Ky i fundit bie marrëzisht në dashuri me balerinën bukuroshe, e cila megjithatë po përjeton një lidhje me të dashurin e saj Alejandro. Me një fund të lumtur, filmi ka situata, batuta, por edhe mesazhe për jetën.

Ishte Pieraccioni që e vuri re bukuroshen në një reklamë për një linjë këpucësh sportive të transmetuara nga një rrjet komercial. Ai e kuptoi menjëherë që Lorena ishte ajo që po kërkonte për rolin e balerinës Katerina. Dhe ajo u bë një simbol seksi në vitet 1990.



Më pas ka qenë vetë Lorena Forteza që ka thënë hapur se ka përjetuar një periudhë të fortë krize depresioni të shkaktuar nga brishtësia. Para së gjithash, duke mos ditur se si të menaxhonte më së miri popullaritetin pas filmit. Përveç menaxhimit të popullaritetit erdhën edhe problemet me ish-bashkëshortin Damiano Spelta që i bëri gjërat edhe më keq.

Pas ndarjes, djali i tyre Ruben iu besua babait të tij, një kusht që e bëri atë të tërhiqej nga skena. Kjo shkëputje e gjatë nga qendra e vëmendjes ishte e nevojshme për të rigjeneruar dhe gjetur qetësinë e duhur. Kur situata e saj u përmirësua, aktorja mundi të shihte sërish djalin e saj, duke rikuperuar edhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin.

Che fine ha fatto Lorena Forteza, la Caterina de Il Ciclone? Eccola oggi

Tashmë, në moshën 47-vjeçare ajo i është rikthyer botës së modës. Falë bukurisë dhe elegancës së saj, Lorena Forteza ka fituar rolin e figurës së parë për një markë veshjesh plus size. Lorena rrëfen tani se vendosi të dëgjonte zërin e saj. Tashmë flet për tema si mëmësia, lufta kundër dhunës me bazë gjinore dhe shpresa ndërsa nuk përdor mediat sociale. 

©Corriere,

Lorena Forteza oggi foto 2023: biografia, età, marito, figli, che fine ha  fattoLorena Forteza Oggi, devastata dalla depressione: è irriconoscibile (Foto)

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook