Lidhu me ne

Kritike

Sharlatanët e pakorrigjueshëm që vodhën fondet e fermerëve

Elona Caslli 

Hapi i parë drejt integrimit evropian është korrektesa nga ana e institucioneve shqiptare në zbatimin e projekteve që mbështeten nga Bashkimi Evropian. Institucionet përbëjnë fytyrën e një kombi dhe e përfaqësojnë veçanërisht këtë të fundit ,kur ndërveprojnë me institucione të vendeve të tjera. Letra e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Evropian, e cila njofton pezullimin e granteve për bujqësinë nga program IPARD në Shqipëri, për shkak të korrupsionit dhe mosrespektimit të procedurave ligjore nga AZHBR-ëja në shpërndarjen e tyre, është një kthim prapa i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.

Fytyra e Shqipërisë përballë Bashkimit Evropian përshkruhet në një fjali të vetme: Burime nga Bashkimi Evropian kanë identifikuar raste ku fondet janë dhënë për investime fantazmë që nuk ekzistojnë.

Me pak fjalë, sharlatanët e pakorrigjueshëm në krye të institucioneve shqiptare kanë zbatuar logjikën e inceneratorëve në marrëdhënie me Bashkimin Evropian, vetëm se nga rasti në rast, ndryshojnë vetëm taksapaguesit. Në rastin e inceneratorëve janë taksapaguesit shqiptarë që paguajnë dhe në rastin e dytë taksapaguesit evropianë, për të cilët letra në fjalë shkruan: Për të mos lejuar abuzimin e mëtejshëm të fondeve dhe për të mbrojtur interesin e taksapaguesve të Bashkimit Evropian, ju njoftojmë se kemi vendosur të pezullojmë shpërndarjen e fondeve derisa autoritetet shqiptare të përmbushin kushtet dhe mangësitë e evidentuara.”

Nuk pezullohen vetëm fonde dhe projekte me Bashkimin Evropian, por pezullohen edhe marrëdhënie dhe traumatizimi i marrëdhënieve mes institucioneve përgjegjëse shqiptare dhe institucioneve në Bashkimin Evropian mbart një kosto shumë të madhe për Shqipërinë, pasi një marrëdhënie e traumatizuar do shumë kohë të rehabilitohet. Në bashkëpunime hipotetike në të ardhmen do të ketë pashmangshmërisht një tkurrje nga ana e Bashkimit Evropian, pasi do të jetë krijuar bindja e ngurtë se institucionet në Shqipëri zhvasin fonde dhe nuk bëjnë asgjë.

Si mund të flitet për integrim në Bashkimin Evropian kur institucionet shqiptare nuk kanë minimumin e shprehisë së protokollit institucional evropian gjatë zbatimit të një projekti? Si mund të flitet për negociata me Bashkimin Evropian kur ky i fundit shkruan e zeza mbi të bardhë se fondet vidhen nga institucionet shqiptare dhe nuk bëhet asnjë investim?

Letra në fjalë ka mbërritur në Ministrinë e Bujqësisë, në Ministrinë e Financave, AZHBR dhe në Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Institucionet në fjalë kanë titullarët përkatës të cilët janë në mënyrë direkte përgjegjës për fytyrën aktuale të Shqipërisë përballë Bashkimit Evropian.

Post Scriptum- Jemi dëshpërimisht larg Evropës dhe krejt të izoluar në papërgjegjshmërinë dhe provincializmin e skajshëm të institucioneve shqiptare.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook