Lidhu me ne

Radar

Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon

Barometri Ballkanik 2023: Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon

Barometri Ballkanik 2023 për gjashtë muajt e parë të këtij viti, i publikuar së fundi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, sjell opinonin publik përmes anketimit të rreth 60 mijë qytetarëve dhe 12 mijë bizneseve në Ballkanin Perëndimor lidhur me pritshmëritë e tyre për jetën dhe punën, tendencat në situatën politike, social-ekonomike të rajonit, qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Në gjashtë vendet e rajonit – Serbi, Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë – 27 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që niveli i korrupsionit është rritur. Sipas tyre korrupsioni është problemi më i madh shqetësues për zhvillimin e rajonit dhe plotësimin e aspiratave të tyre.

Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon

Sipas perceptimit publik të 38 përqind të qytetarëve shqiptarë të anketuar, Shqipëria është vendi me korrupsionin më të lartë në rajon. Në vendin e dytë vijnë Bosnjë-Herzegovina dhe Maqedonia e Veriut me 26 përqind, të ndjekura nga Mali i Zi dhe Serbia me 25 përqind. Nivelin më të ulët në Ballkanin Perëndimor lidhur me perceptimin publik për korrupsionin e ka Kosova me 22 përqind të qytetarëve të saj të anketuar.

Në vijim të pasojave të korrupsionit 69 përqind e qytetarëve të anketuar në nivel rajonal mendojnë që ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë, nivel që përbën 7 përqind më shumë se një vit më parë.

Besim i ulët tek partitë politike

Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar të rajonit, 75 përqind e tyre, nuk u besojnë partive politike. Ndërkohë që 45 përqind ndihen të kërcënuar nga posedimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve.

Shpopullimi i rajonit – 71 përqind e rinisë dëshiron të emigrojë

Emigrimi dhe ikja e trurit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është një problem shqetësues për rajonin. Në nivel rajonal 44 përqind e të anketuarve dëshërojnë të largohen nga vendi i tyre, shifër kjo që është 5 përqind më e lartë se vitin e kaluar.

Alarmante është perspektiva e jetës së rinisë në të gjashta vendet e rajonit: 71 përqind e të rinjve e projektojnë jetëm në emigracion, larg vendit të origjinës.

Kosova kryeson në dëshirën për emigrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri Ballkanik 2023 në krye të vendeve të rajonit lidhur me emigrimin qëndron Kosova me 57 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Mali i Zi me 45 përqind, Shqipëria me 44 dhe Serbia me 41.Nivelin më të ulët në rajon e ka Bosnje-Hercegovina, ku vetëm 38 përqind e qytetarëve të saj të anketuar e projektojnë jetën e tyre duke u larguar nga vendi.

BE-ja ka ulur mbështetjen për rajonin

Të dhënat e Barometrit Ballkanik 2023 tregojnë që 59 përqind e qytetarëve të anketuar në gjashtë vendet mendojnë se ka rënie të mbështetjes së rajonit nga BE-ja, shifër që përbën një perceptim publik prej 3 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Në krye të vendeve të rajonit për këtë perceptim qëndron Shqipëria me 92 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Kosova me 66 përqind, Maqedonia e Veriut me 60, Bosnje-Hercegovina me 52 dhe Serbia me 34 përqind.

Perceptimi publik rajonal në Barometri Ballkanik 2023 për rënien e mbështetjes së BE ndaj rajonit publikohet tre muaj para zhvillimit më 16 tetor, në Tiranë, të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit. Ky proces nisi në vitin 2014, në kuadër të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, si një nismë diplomatike e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, për t’i dhënë impulse të reja integrimit në BE përmes nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit para integrimit të tyre në BE.

Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik 2023 gjashtë vendet e rajonit e vlerësojnë pozitivisht bashkëpunimin rajonal: 76 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që bashkëpunimi rajonal është i mirë për ekonomitë e tyre, 69 përqind mendojnë që gjërat që i bashkojnë qytetarët e Ballkanit janë më të rëndësishme se ato që i ndajnë.

/DW

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook