Lidhu me ne

Radar

Agron Shehaj: SPAK zbuloi përfshirjen e Veliajt te inceneratori, të dorëhiqet!

Agron Shehaj: SPAK zbuloi përfshirjen e Veliajt te inceneratori, tëFotomontazh: Shehaj dhe Veliaj

Pas lajmit për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili kërkon dorëheqjen e Veliaj pas faktimit të përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve. 

Reagimi i Shehajt:

Në thelb Veliaj vazhdoi pagesat për inceneratorin e Tiranës me pretendimin se pronarë nuk ishin Zoto dhe Mërtiri.
SPAK zbuloi se Veliaj gënjente! Ata janë pronarët.
SPAK zbuloi edhe përfshirjen e Veliajt në këtë aferë: Propozimi i tij për PPP; Këmbëngulja publike për vlefshmërinë e inceneratorit; Firma për të marrë përsipër kostot duke anashkaluar Këshillin Bashkiak; Vendimi i Këshillit Bashkiak i përgatitur nga Zoto, Refuzimi për të ndalur pagesat drejt kompanisë guaskë në Holandë.
Faktet dolën nga hetimet e SPAK. Veliaj duhet të jap dorëheqje.
Dorëheqja nuk mund të vij vetëm në rast arrestimi nga SPAK-u!
 

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion bëri me dije sot në një komunikatë se po heton në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, ndërsa bën me dije se “de facto” biznesmenët në kërkim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët e inceneratorit. “Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k” thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Pak ditë më parë një investigim i BIRN, nxori në dritë edhe rolin që pati luajtur kryebashkiaku Erion Veliaj në këtë konçesion duke u bërë iniciuesi, mbështetësi dhe financuesi i tij nga fondet e bashkisë, pra të taksapaguesve. 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook