Lidhu me ne

Radar

Një biznesmen me duar në xhepa, që fiton 700 mijë euro në vit

Nga Klodian Tomorri

Një biznesmen me duar në xhepa, që fiton 700 mijë euro

Në qershor të vitit 2015, qeveria shqiptare dha koncesionin e tretë në sektorin e shëndetësisë. Ky ishte koncesioni i sterilizimit të pajisjeve që spitalet publike përdorin në ndërhyrjet kirurgjikale.

Kontrata u përfitua nga një bashkim prej 4 kompanish. Ato ishin Investital me 40 për qind, Servizi Italia me 30 për qind, Tencosanimed me 15 për qind dhe U.JET me po 15 për qind. Tre kompanitë e fundit janë italiane, ndërsa e para, ajo që ka pjesën më të madhe të aksioneve, zotërohet nga një emigrant shqiptar i quajtur Ilir Rrapaj.

I emigruar në Peruxhia të Italisë, zoti Rrapaj nuk kishte asnjë eksperiencë në fushën e shëndetësisë. Ai kishte ngritur atje një kompani të vogël që prej viteve 2000, e cila ushtronte aktivitet në fushën e ndërtimit. Por menjëherë pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, biznesmeni nga Rexhepaj i Vlorës u kthye në atdhe dhe fati i tij do të ndryshonte.

Aksioneri më i madh pa asnjë financim

I njohur si mik i ish-ministrit të atëhershëm të shëndetësisë Ilir Beqja, zoti Rrapaj arriti të shtinte në dorë së bashku me tre kompanitë e tjera kontratën me vlerë 140 milionë euro. Për të realizuar kontratën e majme, katër ortakët themeluan në Shqipëri kompaninë Saniservice. Dhe puna nisi menjeherë.

Për të financuar aktivitetin në vitin e saj të parë, kompania përdori një hua prej 877 milionë lekësh (8.4 milionë euro me kursin aktual), të marrë nga pronarët e saj. Por financimi erdhi vetëm nga 3 ortakët italianë. Kompania e zotit Rrapaj, Investital LLC, që kishte pjesën më të madhe të aksioneve nuk disbursoi asnjë cent.

Sigurisht që huadhënia nga pronarët është një praktikë e ligjshme dhe e njohur në financimin e aktivitetit të një biznesi. Huatë që merren kthehen sërish nga të ardhurat që kompania gjeneron përmes aktivitetit të saj. Por në një sipërmarrje me 4 aksionerë, ai që nuk financon ka risk zero dhe pret vetëm radhën kur kompania të ndajë fitimet.

Në këtë rast fitimet ishin të sigurta dhe risku pothuajse zero, pasi koncesioni garantohej nga buxheti i shtetit. Me pak fjalë, me duart në xhepa zoti Rrapaj priste vetëm radhën për të marrë fitimet nga kompania.

Pikëpyetja e madhe është se si një kompani, e cila nuk kontribuon me financime dhe nuk ka as eksperiencë arrin të bëhet aksionerja më e madhe e një koncesioni të majmë?  

Në botë ka raste të tilla, kur sipërmarrës nisi nga hiçi biznese miliarda dollarëshe. Google dhe Facebook janë dy raste klasike. Por ata që ndërtuan këto kompani janë gjenij, të cilët kishin ide që revolucionarizuan botën. Aseti i vetëm i zotit Rrapaj ishte njohja e tij me Ilir Beqjan dhe një foto me kryeministrin e Shqipërisë.

Koncesion pa tavan

Kur u shpall tenderi në vitin 2015, fondi limit i tij ishte përcaktuar 9.65 miliardë lekë (92 milionë euro) për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit. Me pak fjalë 965 milionë lekë në vit për 10 vitet e kontratës.

Por vlera limit u thye që në vitet e para sepse kontrata nuk kishte tavan të sipërm. Brenda tre viteve, financimi i buxhetit për koncesionarin e sterilizimit arriti në 1.7 miliardë lekë në vit ose gati dyfishin e fondit limit.

Për të përmbajtur çmendurinë që po masakronte buxhetin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, spitalet publike filluan të ndërprisnin operacionet duke i lënë pacientët në listë pritje. E megjithatë, sterilizimi nuk ngopej.

Në vitin 2020, pasi financat e shtetit u hodhën në tokë nga pandemia, ministrja e financave Anila Denaj kërkoi rinegocimin e koncesionit për t’i vendosur tavan shpenzimeve, që kishin dalë jashtë çdo kontrolli. Zonja Denaj, më parë kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimeve dhe ishte një nga njerëzit që e dinte më mirë nga kushdo se çfarë po ndodhte me kontratën.

Koncesioni u rinegociua me tavan, sigurisht shumë më teper sa sa fondi limit i përcaktuar kur u dha kontrata. Aktualisht sterilizimi iu kushton shqiptarëve 13.5 milionë euro në vit, 50 për qind më shumë se vlera e përcaktuar. Dhe nga këto para që disburson buxheti, zoti Rrapaj fiton 700 mijë euro neto pas taksave, çdo vit. Me duar në xhepa.  

Ja pse Edi Rama nuk e ndryshon dot Kryesinë e PS dhe Qeverinë – BoldNews.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook