Lidhu me ne

Kryesore

Përgjegjësia nuk jepet me koncesion

Rama bën gati një “ministri” tjetër ekonomie për Ilir Beqjen - Gazeta  Express

Përgjegjësia shkon në Majë

Ekzekutimi i një kërkese të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për ndalimin e disa pjesëtarëve të prokurimit të koncesionit të sterilizimit, bashkë me biznesmenin përfitues, vjen në radhën e “goditjeve” që po i bëhet atij që mund ta quajmë projekti ekonomik i qeverisë Rama.

Koncesionet kanë qenë pjesë e kritikës më të ashpër që u është bërë qeverisë së z. Rama, njolla më e madhe e akuzës publike dhe mediatike ndaj saj, por edhe pjesë e vërejtjeve nga institucionet ndërkombëtare për rritjen e borxhit publik.

Në dallim nga dy mandatet e para, kryeministri ka ndalur së mbrojturi PPP-të dhe filozofinë e punëve publike me partneritet me privation. Me skandalin e inceneratorëve u provua katërcipërisht së paku një problem themelor: administrata shqiptare nuk është gati të hyjë në negociime të tilla duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e shtetit, dëm në interesin publik dhe deformim të vullnetit të qeverisë për të çuar para investime të mëdha.

Shpërbërja me hetime penale e të gjitha dosjeve që deri më tani janë konsideruar si gurthemeli i një historie suksese i jep perceptimit të korrupsionit një bazë juridike që deri më tani i ishte mohuar dhe ishte dëbuar në strehën e kazanit mediatik.

Përmasa e asaj që po hetohet në të vërtetë lidhet me shpërndarjen e pasurisë publike dhe stabilizimin e një elite të re, simetrike me ekipin paraardhës, duke sugjeruar kështu se kapitalizmi shqiptar ka hyrë në fazën finale të strukturimit të një tregu të kontrolluar.

Është kjo që shpjegon ngrirjen e burimeve njerëzore dhe paaftësinë për të çliruar të gjithë energjinë në vend që përtej problemeve që krijojnë afera me kontratat publike, trashëgon edhe probleme të tjera. Ta zëmë Investimet Strategjike me pronat në bregdet, janë një fushë ku ka nevojë për hetime të thelluara edhe të praktikës si është trajtuar prona shtetërore, sesi janë marrë vendimet për tkurrje zonash të mbrojtura, e kështu me radhë, duke sqaruar një zinxhir vendimesh pas të cilave riviera shqiptare u shfromua dhe pronësua edhe me vila pas të cilave qëndrojnë emra publikë.

Akuza për trafiqe droge që u bënë dikur ngjan si fëminore në krahasim me këto që shihen tani, sepse me kontratat publike dhe pronën, kapitalizimin e saj, është mundësia të shihet dhe vlerësohet shkalla e dëmit që ka prodhuar një politikë e cila nuk ka asgjë rastësore. Dhe përgjegjegjësia për pasojë shkon në Majë, pasi edhe me Ligj, Kryeministri përgjigjet për politikat kryesore. Dhe nëse ka një gjë të sigurt është se Përgjegjësia nuk jepet me koncesion. 

/Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook