Lidhu me ne

Kryesore

Balla harron bandat dhe skandalet në polici, del të shuajë zjarret

Balla harron bandat dhe skandalet në polici, del të shuajë

Taulant Balla duket se ka harruar detyrën e ministrit të Brendshëm dhe ka filluar të merret me zjarret që ndodhin në vend duke informuar qytetarët për situatën rreth tyre.

I fundit ishte zjarri në pyllin me pisha në Laç të cilin Balla e cilëson se një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti.

Më tej, ministri i Brendshëm i Ramës merr edhe rolin e policit duke njoftuar se efektivët kanë arrestuar në flagrancë një prej autorëve të kësaj zjarrvënie, i cili është 41-vjeçari V. H.

Zjarret në vend-Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrëfikës të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergiencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç. Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrivënie (shtetasi V.H. 41 vjeç).”, shkruan Balla.

Mirëpo a është kjo vërtetë detyra që i takon ministrit të Brendshëm?

Në një kohë kur skandalet në polici kanë pushtuar vendin, Balla gjen kohë të hallakatet.

Vetëm pak ditë më parë një efektiv policie u arrestua pasi shpërndante drogë në lokalin e tij në Sarandë. Disa ushtarakë u arrestuan gjithashtu pasi kishin kthyer repartin e ushtrisë në “shtëpi bari”.

Nga ana tjetër, çdo ditë e më shumë po ndodhin aksidente të ndryshme dhe në lidhje me këtë situatë nuk merret asnjë masë.

Në një kohë kur bosët e krimit enden të lirë, Balla ka kohë të ndërrojë ministri e të kalojë te ajo e Mbrojtjes duke njoftuar situatën e zjarreve dhe terrenin e vështirë që hasin zjarrëfikësit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook