Lidhu me ne

Mix

Historia e suksesit të Anna Wintour që shkollën e braktisi kur ishte 16 vjeç

Historia e suksesit të Anna Wintour që shkollën e braktisi kur

Nga një fëmijëri e privilegjuar në kopshtet Phillimore, sot një nga zonat më të shtrenjta të Londrës. Nga marrëdhënia e vështirë me shkollën, të cilën e la në moshën 16-vjeçare, te ndërtimi i një rrjeti pune të përbërë nga njerëz që dinë të jenë të bashkuar. Anna Wintour, 73 vjeç, ka qenë drejtoreshë e të përmuajshmes Vogue America që nga viti 1988, e cilësuar si revista më autoritare e modës në botë. Ajo është gjithashtu figura frymëzuese për protagonisten e ‘Djalli vishet me Prada’, të luajtur nga Meryl Streep. Gazetarja dhe sipërmarrësja e tregoi historinë e saj për Financial Times.

Wintour’s ka një karrierë e jashtëzakonshme. Në vitin 2020, disa muaj pas thashethemeve se ajo së shpejti do të jepte dorëheqjen për shkak të akuzave për paragjykim racor – Wintour kërkoi falje për disa fjali që shqiptoi – asaj iu dha titulli i shefit global të përmbajtjes dhe drejtoreshë editoriale globale e Vogue. Me pak fjalë, ajo u bë perandoresha e Vogue. Ajo u bë gjithashtu shefe globale e përmbajtjes së Condé Nast, një rol që i dha asaj mbikëqyrjen e të gjitha revistave Condé Nast në 32 tregje (përveç The New Yorker). Që kur u promovua si botuese globale, ajo ka sjellë një revolucion të vërtetë brenda Vogue. Shumë redaktorë të profilit të lartë janë zëvendësuar me të rinj më pak të famshëm.

Ideja, thotë Wintour, është që ‘të sigurohemi që të gjithë të ndiejnë se një epokë tjetër ka filluar dhe se ne të gjithë po punojmë së bashku si një rrjet global’. Me punësimin, ëintour thotë se ajo ka ‘një rregull: punësoj dikë që jam e lumtur ta shoh kur shkoj në zyrën time, ose nëse kaloj në rrugë’.

Ajo ka pasur një fëmijëri të privilegjuar, në një shtëpi në Phillimore Gardens, pranë Holland Park, tani një nga rrugët më të shtrenjta në Londër. Nëna e saj ishte kritike filmi dhe babai redaktor i Evening Standard, një gazetë lokale britanike. Ishte ai që i sugjeroi asaj të shkruante ‘të bëhej redaktore e Vogue’ në një formular në shkollë ku pyetej se cila ishte ëndrra e saj.

‘Unë nuk mendoj se do ta kisha menduar ndonjëherë të bëja atë punë nëse ai nuk do të kishte qenë kaq i vendosur.’

Wintour e la shkollën në moshën 16 vjeçare.

“Nuk isha shumë e mirë, të them të drejtën”, thotë ajo. “Dhe unë doja të isha e pavarur dhe të bëja rrugën time. Isha një studente dembele dhe që kisha vëllezër dhe motra që ishin shumë të mirë në shkollë.”

Më pas filloi të punonte në katet e shitjeve të Biba-s, më pas në Harrods. Babai i saj e ndihmoi të merrte punën e saj të parë editoriale në Harper’s & Queen, ku i bëri përshtypje stafit me rrobat e saj të stilistëve. Më pas ajo u transferua në Nju Jork sepse, shpjegoi ajo, “nuk më njihnin atje si vajzën e një gazetari të famshëm. Atyre nuk u interesonte se në çfarë shkolle shkoja”. Në Nju Jork, Alexander Liberman, drejtori brilant dhe i zgjuar editorial i Condé Nast, e emëroi si drejtoreshën krijuese të Vogue, një rol që nuk ekzistonte më parë.

Wintour thotë se ka bërë çmos për të injoruar karikaturat e tabloideve të saj. “Ndonjëherë ata më kanë imagjinatë të egër. Unë sinqerisht shpresoj që kolegët me të cilët punoj të dinë se kush jam dhe cilat janë vlerat tona të përbashkëta”, thotë Anna.

Wintour ridizajnoi Vogue. Kopertina e parë e krijuar nga ajo në nëntor 1988 i dha një avantazh të ri revistës, duke ndikuar gjithashtu në modën ndërkombëtare. Modelja Michaela Bercu u fotografua në rrugë e veshur me xhinse dhe një triko couture nga Lacroix. Ky moment ishte simboli i një epoke të re për revistën, më e orientuar drejt të rinjve dhe modës së përditshme. Ishte një largim nga kopertinat artificiale, të shkrepura në studio, të së shkuarës së Vogue.

“Zoti është në detaje, por unë nuk jam një person krijues. Unë nuk mund të vizatoj, nuk mund të skicoj, nuk mund të bëj asgjë. Thjesht duhet të sigurohem që gjërat janë bërë siç duhet”, thotë Anna.

Ajo zgjohet herët, kalon një orë në palestër dhe arrin në zyrë shumicën e mëngjeseve deri në orën 8:30. Gjithmonë largohet nga zyra në një orë të arsyeshme, mjaft herët për të shkuar në teatër ose për të kapur një shfaqje private në kinema. Fundjavat i kalon në fermën e saj të madhe në Mastic në Long Island, me fëmijët dhe tre nipërit e saj.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook