Lidhu me ne

Radar

Fizika, Matematika dhe Kimia rrezikojnë mbylljen, ku ka zë nuk është pa gjë !

Nga Fatmir Vejsiu

Eksperti i arsimit, Fatmir Vejsiu: Komentet e mësuesit në fletët informuese  ose raporte - Portali Shkollor

Aty ku ka zë nuk është pa gjë

(POPULLI)

Nuk e di nëse është e vërtetë, për sa kohë nuk është zyrtare?!

Merakosen portalet dhe më shumë dashamirësit e arsimit sepse deri tani janë rregjistruar vetëm 21 maturantë për degët matematikë dhe fizikë.

Më vjen keq edhe mua, madje këtë keqardhje e kam shprehur publikisht, jo pak herë, jo vetëm për numrin, por më shumë për cilësinë e tyre.

Jam i sigurtë që “udhëheqësit” e arsimit nuk shqetësohen, pasi mendojnë që në përfundim të fazës së dytë, vendët bosh do të plotësohen nga ato që nuk janë shpallur fitues në asnjë degë të preferuar.

Edhe une e besoj se këto fakultete nuk do mbyllen edhe për këtë vit akademik, madje edhe të tjerë pas tij.

Ka një mendësi të familjeve shqiptare, sipas të cilës fëmijët e tyre, domosdoshmërisht duhet të ndjekin një fakultet (pavarësisht nëse e duan atë drejtim studimi, e përfundojnë atë apo do punojnë për kualifimin e përtuar pas përfundimit të arsimit të lartë) dhe kjo gjë i bën të mos ndjehen keq “udhëheqësit”

“Udhëheqësit” e arsimit (të vjetrit dhe aq më pak të rinjtë) nuk merakosen për cilësinë e mësuesit (për ato të matematikës, diçka më pak).

Është shumë keq kur nuk e ke pëlqyer matematikën si lëndë kur ke qenë nxënës dhe më keq akoma kur këtë lëndë nuk e ke bërë fare në arsimin e mesëm (të ulët dhe të lartë)

Pasojat e këtij mospëlqimi ndikojnë negativisht kur bëhesh “udhëheqës”.

U lodhën kolegët e mi (edhe unë jo pak) për nivelin e ulët të teksteve të matematikës, por askush nuk e vuri ujin në zjarr (edhe njëra që duhet ta kishte bërë😜)

Mbase dikush e justifikon nivelin e tekstit me përgatitjen e mësuesit (në prodhim punëtorët e pakualifikuar, bëjnë punë të rëndomta.

Në arsim nuk ka punë të rëndomtë, pra duhen vetëm mësues të kualifikuar)U lodhëm duke denoncuar nivelin e ulët të mësimit, të paktën atë që shikojmë në TVSH, por përsëri asnjë reagim (mbase nuk gjejnë dot mësues adapt)

U lodhën prindërit dhe fëmijët e tyre duke shpenzuar kohë dhe sasira të konsiderueshme parash për kurse private në këtë lëndë, por as ato vetë (prindërit) nuk “dëgjojnë nga ai vesh”, por si duket nuk i dhembin shpenzimet. (në fakt vetëm leku i fituar me djersë dhemb)

Që të shpresosh që do bëhet më mirë, duhet të shikosh përpjekie të institucioneve.

Kur ato nuk duken, shpresat janë të vdekura dhe duhet shumë kohë për t’i ringjallur ato.😌

Gjuha ime shkon aty ku më dhemb dhëmbi im😁

Çdo kush të “gjej dhëmbin” e vet 😜

May be an image of text

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook